LAJMI I FUNDIT:

Nja parti rome kundërshton Amdi Bajramin dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Nja parti rome kundërshton Amdi Bajramin dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Partia politike “Romët e bashkuar të Maqedonisë (RBM) kanë reaguar ndaj deklaratave të deputetit Amdi Bajram, i cili ka pohuar se do të votojë për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kjo parti deklaron se ndjehet e kërcënuar dhe fyer nga deklarata e Amdi Bajramit, duke e konsideruar deklaratën si një lloj barcolete, por që në këtë rast është fyese, prandaj nuk mund ta tolerojnë më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

RBM-ja thekson se nuk e pranojnë që edhe më tej, vetëm një person të flet në emër të bashkësisë rome, pasi që nuk e ka besimin politik, moral dhe etik që të flet në emër të romëve.


Në lidhje me ligjin, qëndrimi i RBM-së është se bëhet fjalë për një marrëveshje ndërmjet dy partive politike, që reflekton afirmim dhe përparim të vetëm një bashkësie në shtet, kurse për bashkësitë tjera, ligji është diskriminues.

Sipas tyre, gjuha nuk na i zgjidh varfërinë, margjinalizimin dhe mundësinë për një jetë normale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori