LAJMI I FUNDIT:

Nivel i lartë i përgjegjësisë qytetare – dy persona gjejnë një shumë të konsiderueshme të parave dhe i dorëzojnë në Polici

Nivel i lartë i përgjegjësisë qytetare – dy persona gjejnë një shumë të konsiderueshme të parave dhe i dorëzojnë në Polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se të premten, në Stacionin Policor në Pejë janë paraqitur dy persona të cilët kanë dorëzuar në Polici shuma të konsiderueshme të të hollave hollave dhe dokumente identifikuese.

Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur në shumë të parave ne rrugën “Eliot Engel”, (tek Shtëpia e Mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar më 01.11.2024, në Stacionin Policor në Pejë.

Policia fton personin i cili ka humbur paratë në lokacionin e cekur më lartë të lajmërohet në Stacionin Policor në Pejë.


Ndërkaq, qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur në autobus në të cilin punon, kuletën me para së bashku me dokumente identifikuese dhe një kartel bankare, të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Pejë.

Pas verifikimit të dokumenteve është kontaktuar pronari dhe të njëjtit pas procedurave iu janë kthyer paratë dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë falënderon qytetarët për veprimet e bëra dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori