Në ushtrimet e së hënës marrin pjesë 10 mijë ushtarë Koreano Jugor dhe 3 mijë e 500 trupa amerikane.

Tensionet në gadishullin Korean janë rritur që nga momenti kur Koreja e Veriut kreu provën e tretë bërthamore më 12 shkurt, duke shkaktuar sanksione të reja të OKB-së, transmeton Evropa e Lirë.


Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë duke i përdorur këto ushtrime ushtarake në Korenë e Jugut si një shkasë për të nisë një luftë bërthamore dhe ka kërcënuar se do të heqë armëpushimin me Washingtonin cili e ndaloj Luftën në mes dy Koreve gjatë vitit 1950-53. /Telegrafi/