Është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës.
Anëtarë të PSD-së kanë tentuar të mbajnë fjalimin para shkallëve të ndërtesës së Qeverisë, çka solli edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve.
Protestuesit mbanin pankarta “Krejt rroga në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”.
Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarë të kësaj partie dhe qytetarë.
PSD thekson se kanë protestuar që shfrytëzimi i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet.
Kjo parti ka bërë të ditur se po protestojnë për këto arsye pasi:
Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve. Krahasuar me pagën mesatare, ky çmim është ndër më të shtrenjtit në Evropë.
Që prej privatizimit të distribucionit, KESCO ka fituar mbi 150 milionë euro. Në ditët e mira gjithë fitimi shkon për ta, kurse vështirësia më e vogël i faturohet qytetarëve me rritje të çmimit.
Shuma e parave të ndara nga Qeveria për të mbuluar KESCO-n arrin deri në 120 milionë. Paratë e buxhetit janë paratë e qytetarëve. /Telegrafi/
Përfundon protesta e PSD-së, poça elektrikë dhe qirinj në drejtim të Qeverisë
Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërkaq qytetarë të shumtë i janë bashkuar thirrjes nga Partia Socialdemokrate (PSD) për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.
“Ju e rrisni çmimin ne rezistencën” , “Krejt dhe padrejtë”, ”Krejt dhe shtrenjtë” “Krejt rroga n’rrymë”, “Albin mashtruesi”, janë disa nga pankartat që protestuesit po mbajnë teksa brohorisnin edhe “Albin rrenci”, “Albin hajni”.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar protestën para Qeverisë së Kosovës.
Gjatë protestës pati një eskalim të situatës, në kohën kur anëtarë të PSD-së tentuan ta mbajnë fjalimin para shkallëve të Qeverisë.
Pas përplasjes ndërmjet Policisë dhe anëtarëve të PSD-së, kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj tha se nuk kanë për qëllim të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Por, në fund Policia e Kosovës ka lejuar ata që të ngjiten në hyrje të ndërtesës për të mbajtur fjalimet.
Në përfundim të protestës, protestuesit kanë hedhur qirinj dhe poça elektrik në drejtim të Qeverisë.
Molliqaj: Nuk kemi qëllim të hyjmë brenda Qeverisë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se nuk kanë qëllim të hyjnë brenda.
“I bëj thirrje edhe njëherë Policisë, tre hapa mbrapa. Unë do të jem në ballë të protestës, kërkush nuk ka me hy brenda. Unë nuk mundem me mbajtë kështu fjalim..”, tha ai
Eskalon protesta, protestuesit tentojnë të futen në ndërtesën e Qeverisë
Në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës, disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, janë përplasur me Policinë e Kosovës.
Protestuesit janë në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë