Sot ka nisur punimet konventa ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt”, një ngjarje e jashtëzakonshme që premton të frymëzojë dhe transformojë jetët e pjesëmarrësve.

Ky event, organizohet për herë të shtatë, ka fituar tashmë është bërë tradicional dhe i pandashëm për të gjithë ata që synojnë suksesin.


Konventa është një mundësi unike për të promovuar kompaninë apo brendin tuaj, si dhe për të përfituar nga njohuritë e reja dhe përvojat ndërkombëtare që do t’ju ndihmojnë të ngrini kapacitetet tuaja personale dhe profesionale.

Trajnerë të mirënjohur nga e gjithë bota janë të pranishëm për të ndarë sekretet e suksesit të tyre dhe për t’ju ndihmuar në zhvillimin e një vizioni të qartë për të ardhmen tuaj.

Konventa

Trajneri i shitjes, Denis Gafuri ditë më parë në një intervistë për Telegrafin dha disa nga detajet e organizimit të kësaj konvente, si dhe risitë që do të sjellin.

Ai theksoi rëndësinë e këtij eventi, duke e përshkruar si një event të zhvillimit personal dhe profesional, me pjesëmarrës nga Amerika, Kanadaja, Evropa dhe vende të tjera nga bota.

Konventa2 1

“Folësit që kemi ftuar janë të nivelit ndërkombëtar dhe sjellin njohuritë më të fundit për t’ju ndihmuar të zhvilloni veten dhe biznesin tuaj”, ishte shprehur Gafuri. /Telegrafi/

Konventa3