Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati”, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, ka njoftuar se projekti i bashkëfinancuar për shtrimin me kubëza të rrugicave brenda varrezave të qytetit ka hyrë në fazën e tretë të realizimit.

Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës së brendshme në hapësirën e varrezave, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke krijuar kushte më të mira për vizitorët.


Sipas KRM “Çabrati”, investimi i përbashkët me Komunën e Gjakovës reflekton angazhimin e institucioneve lokale për të ofruar një ambient të rregulluar dhe të denjë për qytetarët që vizitojnë këtë hapësirë.

“KRM Çabrati për Gjakovën e pastër – plotë dritë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/