E plotësuar- Pas fjalimeve të mbajtura nga krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, është shfaqur një dokumentar lidhur me procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri.
Pas kësaj Thaçi, Veseli dhe Haradinaj kanë inspektuar objektin e FSK-së. Gjatë fjalimeve u tha se ushtria është shtylla e një shteti, dhe se FSK do të transformohet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n.
Po ashtu u tha se kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/
………………………………………
E plotësuar- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në ceremoninë e tranzicionit të FSK-së në ushtri, ka thënë se “ajo që është me rëndësi sot, se ne po hyjmë në rresht të fundit. Porosia që e çon Kosova sot është se paqen e kemi fituar me shumë dhimbjen dhe të fundit kemi me e lënë paqen.
“Jemi bërë rresht në ushtritë e botës, por në rreshtin tonë po mbërrijmë të fundit. Ne nuk sjellim asnjë turp për veten dhe kombin tonë. Ushtarët tanë sot janë shumë të gëzuar. Besoni, sot janë gëzuar edhe varret edhe të gjallët. Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës por edhe ushtarët e Adem Jasharit”, tha Haradinaj.
Haradinaj, në ceremoni ka folur edhe për serbët Kosovës, ku ka theksuar se dëshirojmë të kemi paqe edhe me Serbinë. /Telegrafi/
………………………………….
E plotësuar- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në ceremoninë festive me rastin e miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.
Ai tha se kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës.
Veseli shtoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt dhe ka vetëm një emër: integrim në familjen e madhe euro-atlantike.
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore, të cilat i falënderojmë për ndihmën e pakursyer që i dhanë popullit tonë për lirinë, shtetndërtimin dhe tash për Ushtrinë”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se Ushtria e Kosovës do të jetë vazhdim i këtij përcaktimi human të dëshmuar si popull gjatë historisë, pra një ushtri për veten dhe botën demokratike. /Telegrafi/
………………………….
E plotësuar- Presidenti Thaçi në ceremoninë qendrore për transformimin e FSK-së, i ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë.
Ai ka thënë se ushtria është shtyllë e shtetit.
“Kjo është meritë, para së gjithash e çdo pjesëtari të FSK-së, e punës së tyre, e profesionalizmit të vet. Falë kësaj pune është bërë e mundur që të ecim përpara në zgjerimin e mandatit të FSK-së, që të bëhet ushtri e vërtetë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit, njëherësh Komandant Suprem, ka thënë se FSK-ja sot nuk është vetëm ushtri, por ajo është kthyer në institucionin më të besueshëm në Kosovë.
Thaçi theksoi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët tanë në botë. /Telegrafi/
……………………….
Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ka nisur pritja shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ceremonia po mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë figura të larta shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë