LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër

Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër

Përforcohet dinamika në terren, punë edhe në kushte të natës dhe asfaltim në temperatura të ulëta, si dhe lëshim në përdorim i aksit rrugor të autostradës nga fshati Vërbjan deri në Ohër më së voni deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik veror. Këtë sot nga Ohri e tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski dhe kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, ishin në mbikëqyrjen e aktiviteteve ndërtimore në terren në autostradën Kërçovë-Ohër.

Ministri Nikollovski me këtë rast theksoi se autostrada Kërçovë-Ohër është një nga projektet në të cilin Qeveria aktuale i kushton rëndësi më të madhe, siç tha, me një qasje ambicioze dhe vendosmëri për demonstrim të rezultateve.

“Problemet do t’i zgjidhim, nuk do të flasim për to sepse të gjithëve na ka ardhur mbi kokë me arsyetime. Autostrada do të përfundojë, ky do të jetë simbol i përkushtimit dhe punës së Qeverisë, së bashku me mbështetjen e komunës së Ohrit dhe të gjitha palëve të përfshira në realizim. Afatet i vendosëm vetë dhe do t’i realizojmë. Deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik veror do të ketë afër 40 kilometra autostradë, me përjashtim të një pjese të vogël të aksit rugor në f. Botun sepse atje ka probleme më të mëdha me rrëshqitjen e dheut”, tha ai.


Ai theksoi se është bërë mobilizim i madh në terren, me angazhimin e më shumë se 600 njerëzve me rreth treqind makineri, se po punohet çdo ditë, në të gjitha pjesët e rrugës.

“Njëkohësisht, paralajmëroi edhe rehabilitimin e rrugës së kalimit në Presekë, i cili do të fillojë nesër. Kjo për të shfrytëzuar atë pjesë të rrugës deri në vitin 2026 kur do të jetë gati e gjithë pjesa e autostradës”, tha Nikolloski, duke theksuar se me pjesët e mbetura që tashmë janë duke u punuar, si nga Bukojçani në Kërçovë dhe nga Bukojçani deri në Gostivar, si dhe me rehabilitimin e autostradës, Gostivar – Kërçovë, Ohër dhe Struga do të kenë lidhshmëri autostrade me kryeqytetin.

Drejtori i NPRRSH, Trajanovski, premtoi se nga Vërbjani deri në Ohër ana e majtë e autostradës me siguri do të përfundojë deri në qershor përkatësisht deri në fillim të sezonin turistik veror.

Kryetari i komunës Pecakov nga ana e tij tha se dinamika e përforcuar ndërtimore jep të drejtën të besohet se do të realizohen  premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, ndërsa aksi i ri i autostradës së bashku me fluturimet plotësuese të paralajmëruara ndaj aeroportit të Ohrit dukshëm do të kontribuojnë  për përmirësimin e turizmit si veprimtari e rëndësishme ekonomike për qytetin dhe rajonin.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori