Master plan në tre hapa është krijuar nga ish-kryesia e LSDM-së përmes keqpërdorimit të shërbimeve të sigurisë, e tëra me qëllim që të ndalohet veprimi politik i OBRM-PDUKM-së. Unë ato hollësi i pari i prezantova në vitin 2019 në një duel televiziv me Radmilla Sherinskën, ku publikisht thashë se kemi indikacione serioze për keqpërdorim të shërbimeve të sigurisë, theksoi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski gjatë emisionit të mbrëmshëm “Fle nëse mundesh”.

“Qëllimi i atij master plani ishte të ndalohet veprimi politik i OBRM-PDUKM-së. Kishte tre hapa. I pari ishte të arrestohen sa më shumë deputetë të OBRM-PDUKM-së me qëllim që të ndodhë ndryshimi i emrit, dhe kjo ndodhi. I dyti ishte partia të vihet në bankën e të akuzuarve për veprim terrorist dhe financi ilegal dhe pjesërisht ia dolën në atë pjesë për financim ilegal. E vendosën në bankën e të akuzuarve dhe ende partia është në bankën e të akuzuarve, ende kemi pronë të ngrirë.


Pjesa e tretë ishte nëse arrijnë ta dënojnë OBRM-PDUKM-në, sipas ligjit, të ndalohet veprimi politik dhe fare të mos mund të marrim pjesë në zgjedhje. Ky master plan, shkonte deri atje sa t’i ndalohej edhe kryesisë së OBRM-PDUKM-së të merret me veprim politik. Dhe kjo ishte menduar nga kryesia e atëhershme e LSD-së në krye me Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinskën, ndërkaq nuk mund të amnistohet as Dimitar Kovaçevski”, tha Nikollovski.

Nikollovski shtoi se Agjencia për siguri aq ishte e keqpërdorur sa që çdo ditë bënin raporte të rrejshme për kryesinë e OBRM-PDUKM-së se ishim anti-perëndimorë dhe anti-NATO.