LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Do të formohen grupe punuese për realizimin e projektit të rrugës Tetovë-Prizren

Nikolloski: Do të formohen grupe punuese për realizimin e projektit të rrugës Tetovë-Prizren

Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zv. ministri i Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski janë në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të Liburn Aliu, Ministër i Transportit Republika e Kosovës.

Në kuadër të vizitës u takuan me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, me ç’rast u bisedua për realizimin e projekteve kapitale që janë me interes të përbashkët për të dyja vendet. Krahas takimit u bë një pasqyrë e disa projekteve infrastrukturore që po kryhen në Kosovë.

Në takim u ngrit çështja e lidhjes hekurudhore ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, si dhe ndërtimi i stacionit të përbashkët hekurudhor që do të lehtësonte procedurat kufitare në transportin e mallrave dhe udhëtarëve.


Gjithashtu u bisedua edhe për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren me ndërtimin e një tuneli të përbashkët e cila do të jetë edhe si një pikë kufitare në mes Maqedonisë dhe Kosovës. Të dy palët u pajtuan që të formohen grupe punuese që do të mundësojnë realizimin e këtij projekti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori