Fshati Vragoc gjendet në periferi të qytetit të Pejës, që sipas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2011, ka gjithsej 141 banorë dhe ka diku rreth 20 shtëpi të banueshme. Një prej veprimtarive fitimprurëse të banorëve është bujqësia. Ndërkaq, sa i përket ujitjes së tokave bujqësore, banorët kishin shfrytëzuar pendët dhe kanalet e vjetra të ujitjes.
Komuna e Pejës në qershor të vitit të kaluar kishte dhënë tender për ndërtimin e pendës dhe kanalit të ujit për nevojat e fermerëve, i cili duhej të ishte i përfunduar shumë kohë më parë. Deri në këtë periudhë, ashtu siç u theksua më parë, banorët e fshatit kishin përdorur kanalet e vjetra të ujitjes.
Sipas disa burimeve, Lëvizja FOL ka zbuluar se punimet në fshatin Vragoc kishin mbetur në gjysmë për shkak se me rritjen e çmimeve të shumë produkteve, shuma e kontraktuar me vlerë rreth 170 mijë euro, nuk i kishte mjaftuar kompanive Engineering SHPK nga Deçani dhe Ridvan Elezi BI nga Prizreni për përfundimin e punimeve.
Kontrata në mes Komunës së Pejës dhe kompanive përkatëse ishte nënshkruar me 14 qershor 2021 dhe brenda kontratës kërkohej që punimet të përfundonin 150 ditë pas nënshkrimit nga të dyja palët. Mirëpo, pas informacioneve se në këtë fshat ishin ndërprerë punimet dhe kanë mbetur në gjysmë edhe një vit pas nënshkrimit të kontratës, Lëvizja FOL kërkoi informata nga Komuna e Pejës në lidhje me problemin në fjalë.
Në lidhje me këtë, zyrtarët përgjegjës të Komunës së Pejës kanë thënë se punimet në këtë fshat kanë përfunduar dhe është dërguar edhe plani i menaxhimit.
“Kontrata në fjalë është përfunduar (të gjitha punimet janë kryer dhe është bërë pranimi teknik)”, u përgjigjën zyrtarët e kësaj komune.
Mirëpo, edhe përkundër përgjigjes së zyrtarëve të kësaj komune se punimet kishin përfunduar, Lëvizja FOL kërkoi nga Menaxheri i Projektit, Idriz Selmanaj të dhëna në lidhje me procesin e pranimit teknik për punimet “e përfunduara”, siç i quante Komuna e Pejës.
Në e-mail, Selmanaj nuk hezitoi të dërgonte Procesverbalin e Pranimit Teknik të punëve të kryera në këtë projekt, mirëpo, siç mund të shihet edhe në tekstin në vijim, kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
Në vijim është paraqitur Procesverbali i Pranimit Teknik i punëve të kryera në projekt, të dërguar nga zyrtarët e Komunës së Pejës.
Pas pranimit të dokumenteve përkatëse nga Komuna e Pejës, FOL ka vizituar fshatin Vragoc për të parë nga afër nëse janë përfunduar punimet, ashtu siç thuhet në procesverbalin e dërguar nga Komuna e Pejës. Për të na treguar më shumë për vazhdimësinë e punimeve në këtë fshat, u prononcua edhe kryetari i këtij fshati.
Ai na tregoi që kompanitë që kishin fituar tenderin në fjalë, kanë shkuar në fshat në qershor të vitit të kaluar për të filluar punimet, mirëpo meqë ishte koha që të mbjellat duhej të ujiteshin nga banorët, janë marrë vesh me kompaninë që të shtyjnë punimet për ca kohë, deri sa të përfundojnë ujitjen. Po ashtu, sipas kryetarit, kompanitë kishin shkuar sërish tre muaj më vonë për të filluar punimet, dhe i kanë përfunduar vetëm rreth 60-70 për qind e punimeve.
“Kanë ardhur edhe sivjet në pranverë dhe kanë punuar rreth 40-50 metra edhe më nuk janë ardhur”, u shpreh më tutje ai.
Ai tha se shkak i ndërprerjes së punimeve ishte ngritja e çmimeve të produkteve dhe komuna nuk ka mundur të bie në dakord me kompanitë.
“Keq na kanë lënë, kemi mbetur as andej as këndej, e mos të kishin qenë kështu, na kishim bo diçka”, shprehet gjatë intervistës kryetari i këtij fshati.
Po ashtu, ndër të tjera, kryetari rrëfej vështirësitë në ujitjen e produkteve që i kanë mbjellë këtë vit.
“Pendat e vjetra që i kemi shfrytëzuar për ujitje, tashmë janë të prishura për shkak të fillimit të punëve, dhe janë lënë përgjysmë dhe se banuesit e këtij fshati kanë humbur të holla duke investuar për të mbjell produkte të ndryshme, e tashmë janë duke u dëmtuar të gjitha sepse nuk kanë me çka me i ujit” është shprehur ai.
Ai shpjegoj se në këtë pjesë ku janë ndërprerë punimet, janë rreth 15 hektarë tokë me të mbjella, ku në një hektar janë investuar rreth 700 euro.
FOL tentoi të kontaktojë edhe me operatorët ekonomik që janë shpërblyer me kontratë për kryerjen e punëve. Mirëpo, kompania Engineering SHPK nuk i është përgjigjur telefonatave, kurse Ridvan Elezi BI nuk kanë pranuar të flasin.
Po ashtu, së bashku me kryetarin e fshatit, me 12 qershor të këtij viti janë vizituar edhe vendet ku punimet kanë mbetur përgjysmë, ku përmes fotove të paraqitura në vijim, shihen qartë dëmet e shkaktuara. /Autore: Ejona Veselaj/Telegrafi/
Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e vetme e autores dhe Lëvizjes Fol. Në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Telegrafit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje