LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj policit i cili keqpërdori autoritetin zyrtar, lejoi të hyjnë në Kosovë persona pa dokumentacion

Ngritet aktakuzë ndaj policit i cili keqpërdori autoritetin zyrtar, lejoi të hyjnë në Kosovë persona pa dokumentacion
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër A.A., në cilësinë e zyrtarit policor, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A., me datë 05.06.2019 rreth orës 12:53 në Pikën Kufitare të Vërmicës, në cilësinë e zyrtarit policor duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e përmbush me dashje detyrën e tij zyrtare duke rënë ndesh me ligjin e aplikueshëm dhe udhëzimin administrativ, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë, të cilët kanë kaluar kufirin për në Kosovë nga Republika e Shqipërisë, në atë mënyrë që gjersa ishte në detyrë në PKK të Vërmicës ka lejuar veturën e markës “Opel Zafira”, i cili drejtohej nga E.C., së bashku me personat e huaj punëtorë teknik të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri që të hyjë nga Republika e Shqipërisë për në Kosovë në kundërshtim me procedurat kufitare pa dokumentacion adekuat të udhëtimit, pa pasaportë dhe pa vizë, duke mos kryer kontrollin kufitar, evidentimin dhe verifikimin e tyre sipas ligjeve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.A., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori