LAJMI I FUNDIT:

Ngritët aktakuzë ndaj një gjyqtari në Mitrovicë dhe një zyrtari policor

Ngritët aktakuzë ndaj një gjyqtari në Mitrovicë dhe një zyrtari policor

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër dy të pandehurve me inicialet R.I dhe B.G. për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri R.I. në cilësi të personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, Dega Skenderaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar.

“Po ashtu, i pandehuri më datën 28.08.2019, në veturën e dëshmitarit F.Z. derisa së bashku po udhëtonin nga Skenderaj për në Prishtinë, ka marr nga dëshmitari të hollat në shumë prej 1.500.00€ me qëllim që i pandehuri të ushtrojë ndikimin e pa drejtë tek Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për të marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim, i shqiptuar me Aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 26.07.2018 ndaj dëshmitarit F.Z. në kohëzgjatje prej katër vjet e dhjetë  muaj dhe ushtrimit të ndikimit të njëjtë tek gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të lartcekur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime i pandehuri R.I. ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.

“Gjithashtu, i pandehuri B.G. në cilësi të personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, ashtu që i njëjti më 28.08.2019, në veturën e dëshmitarit F.Z., në Fushë Kosovë, ka marr nga dëshmitari të hollat në shumë prej 1000€ me qëllim që i pandehuri të ushtrojë ndikim të padrejtë tek gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 26.07.2018, me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, aktgjykim me të cilin dëshmitarit i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër  vjet e dhjetë muaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri B.G. ka kryer vepër penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori