LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë kundër 23 të pandehurve për rastin Call Center, dyshohet se mashtruan shtetasit gjermanë

Ngritet aktakuzë kundër 23 të pandehurve për rastin Call Center, dyshohet se mashtruan shtetasit gjermanë
Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 23 të pandehurve për rastin e Call Center.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se inicialet e të pandehurve janë këto: A.F;  K.G;  I.L;  D.H; M.T;  V.K;  A.Z;  L.H;  Ç.Q;  F.H;  M.K;  F.K;  I.S;  S.P;  A.V;  A.N;  I.XH;  A.DH;  E:L;  A.M;  K.R; E.R; Q:I.

Tutje thuhet se sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjermanë, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.


“Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal te organizuar’ nga neni 277  lidhur me veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380,  par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim bëhet e ditur se ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet Gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori