Zgjedhja për të “shtyrë” shtatzëninë duke ngrirë vezët është më e zakonshme se dikur
Qoftë për shkak të dëshirës për t’u përqendruar vetëm te karriera, për të gjetur një partner ose për të kuruar problemet shëndetësore, zgjedhja e ngrirjes së vezëve ju jep mundësinë për të menaxhuar aspekte të tjera të jetës derisa të jeni gati për të mbetur shtatzënë
Ndonëse ngrirja e vezëve nuk është më një koncept i huaj, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për procesin e plotë.
Çfarë është ngrirja e vezëve?
Ngrirja e vezëve është një formë e teknologjisë riprodhuese të asistuar. Gjatë procedurës, përdoren medikamente për të stimuluar rritjen e vezëve. Ato vezë më pas mblidhen nga vezoret dhe ruhen të ngrira. Në një datë të mëvonshme, vezët mund të shkrihen dhe të kombinohen me spermën për të krijuar një embrion. Embrioni më pas mund të implantohet në mitër.
Pavarësisht nga arsyeja e ngrirjes së vezëve, qëllimi i përgjithshëm është i njëjtë: ruajtja e vezëve ju lejon të ruani fertilitetin duke mbledhur vezë në një moshë më të re, të cilat mund të përdoren në një datë të mëvonshme. Edhe pse kjo nuk do të garantojë 100% një shtatzëni, mund të rrisë shanset për të mbetur shtatzënë më vonë, në një moshë më të madhe.
Procesi i ngrirjes së vezëve dhe afati kohor
Afatet kohore mund të ndryshojnë pak, por zakonisht i gjithë procesi i ngrirjes së vezëve mund të zgjasë nga 2 deri në 3 javë për të përfunduar. Shumica e cikleve mund të kryhen në më pak se 2 javë. Stimulimi i vezoreve për të prodhuar vezë përputhet me ciklin menstrual për të siguruar rezultate më të mira. Gjatë këtij procesi, vezoret monitorohen me kujdes duke përdorur ultratinguj dhe analiza të gjakut për të kontrolluar nivelet e hormoneve.
Kush mund të konsiderojë ngrirjen e vezëve?
Ka shumë arsye për të konsideruar ngrirjen e vezëve, por arsyet më të zakonshme janë për të ruajtur fertilitetin ose për t’i dhuruar vezët. Një nga arsyet lidhet me karrierën. Gjithashtu shumë gra zgjedhin të ngrijnë vezët kur kanë gjendje të rënda shëndetësore që mund të ndikojnë te fertiliteti – të tilla si kimioterapia për kancerin, sindroma e vezorës policistike endometrioza etj. Këto gra këshillohen që të ngrijnë vezët përpara se t’i nënshtrohen trajtimeve, në mënyrë që të ruajnë fertilitetin.
Rreziqet dhe efektet anësore
Shumica e pacientëve thjesht do të përjetojnë siklet gjatë periudhës së injektimit dhe menjëherë pas marrjes së vezëve, megjithëse procesi nuk është pa rreziqe. Rrallëherë, një pacient mund të përjetojë sindromën e hiperstimulimit ovarian – kur medikamentet e përdorura për të stimuluar vezoret për të bërë vezë shkaktojnë gjithashtu nivele shumë të larta të hormoneve, të cilat mund të shkaktojnë zmadhimin e vezoreve, rrjedhjen e lëngjeve në bark etj.
Ngrirja e vezëve mund të shoqërohet me stres, i cili mund të përkeqësohet nga medikamentet hormonale.
Efekte të tjera anësore që lidhen me injektimin e hormoneve dhe stimulimin e vezoreve përfshijnë acarimin e lëkurës në vendet e injektimit të ilaçeve dhe përdredhjen e vezoreve, e cila është një gjendje e rrallë.
Cila është mosha më e mirë për të ngrirë vezët?
Për shumicën e grave, mosha 30 vjeç përfaqëson kulmin e fertilitetit. Ndonëse vezët mund të vazhdojnë të merren dhe të ngrihen përtej kësaj moshe, shumica e specialistëve të fertilitetit kanë më pak gjasa të inkurajojnë ngrirjen e vezëve për gratë në të 40-at e tyre.
A ka rreziqe të mundshme për një fetus që vjen nga një vezë e ngrirë?
Duke supozuar se nuk ka probleme themelore të pranishme, nuk ka rreziqe të njohura për fetuset që zhvillohen nga vezët e ngrira.
Sa janë shanset për të ngjizur një fëmijë duke përdorur vezë të ngrira?
Kjo varet nga një sërë faktorësh duke përfshirë moshën, si edhe sasinë dhe cilësinë e vezëve që janë përdorur. Një studim zbuloi se nën moshën 35 vjeç, nëse ngrini 20 vezë, ka një shans 94,4% për të pasur të paktën 1 lindje. Shkalla e lindjeve bie në 5.9% për njerëzit që ngrijnë vetëm 5 vezë në moshë më të madhe.
Sa kushton ngrirja e vezëve?
Kostoja e ngrirjes së vezëve mund të ndryshojë shumë në varësi të klinikës dhe vendit ku ndodheni. Procesi i ngrirjes së vezëve vlerësohet sipas cikleve, citon Anabel.
Zakonisht, një cikël i ngrirjes së vezëve mund të variojë plus/minus 5,000 deri në 10,000 dollarë për cikël. Kostoja totale e ciklit mund të rritet nëse merrni parasysh koston e medikamenteve, e cila sillet nga 2,000 deri në 7,000 dollarë në varësi të dozës dhe kombinimit të medikamenteve të përshkruara.
Ndërkohë, duhet të keni parasysh edhe koston e ruajtjes së vezëve. Në varësi të klinikës, mund të ketë një kosto vjetore fikse prej 500 deri në 1,000 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Një formë ndryshe si të parandalohen sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi
Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell
Fustani i nusërisë së Ariana Grandes u frymëzua nga Audrey Hepburn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje