LAJMI I FUNDIT:

Ngordhi qeni më i shëmtuar në botë

Ngordhi qeni më i shëmtuar në botë

Qeni i vogël i shëmtuar, me gjuhën e varur jashtë, i cili në vitin 2009 fitoi titullin e qenit më të shëmtuar në botë në përzgjedhjen e Animal Planet, ka ngordhur në Kolorado.

Pronari i tij i parë nuk ia pa hajrin fort Elliet, kështu që tërë jetën e kaloi qençe. E shpëtoi Dawn Goehring, e cila në të pa shpresën në lëkurën e tij të zgjebosur.

Kur erdhi në shtëpinë e pronares së re Ellie nuk merrte vesh asnjë urdhër dhe nuk ishte mësuar me jetën ën shtëpi. Dawn Ellie iu përkushtua dhe i ofroi dashuri e kujdes, ndërsa e mori me vete bile edhe në ceremonisë së martesës.

“Ëndrra e tij ka qenë të udhëtojë nëpër botë për të dëshmuar se ‘e shëmtuara’ është vetëm një fjale e cila nuk ka kuptim për të dëshmuar se çfarë është bukura”, tha Dawn pasi fitoi titullin. /Telegrafi/