Me anë të ngjyrosjes së flokëve arrihet ndryshimi më i shpejtë i dukjes. Nganjëherë ndodh që, edhe pse ngjyra duket bukur në paketim, në flokët tuaj del ndryshe. Për këtë arsye duhet të keni kujdes në zgjedhjen e ngjyrës në bazë të prodhuesit dhe në raport me tenin e fytyrës suaj. Ekzistojnë dy tipa kryesorë të ngjyrave për flokë: ngjyrat që qëndrojnë gjatë dhe ato që qëndrojnë një kohë më të shkurtë. Ngjyrat të cilat qëndrojnë gjatë, përzihen me hidrogjen, i cili çel ngjyrën e flokut dhe depërton në thellësi duke i dhënë ngjyrë.
Ngjyrat të cilat qëndrojnë më shkurtë, ose kolor-shamponët i ngjyrosin flokët vetëm sipërfaqësisht, dhe janë ngjyra të mira për ndryshimin drastik të ngjyrës së flokëve. Pas secilës larje, ngjyra dalëngadalë zbehet dhe pastrohet në tërësi pas larjes së njëzet.
Kur dëshironi të zgjidhni ngjyrën e flokëve, është shumë me rëndësi që ta përshtatni tenin e fytyrës suaj me ngjyrën e flokëve. P.sh. Femrat të cilët kanë një ten më të çelë të fytyrës nuk duken mirë me flokë shumë të errëta.
Nëse ngjyra natyrale e flokut tuaj është kafe, është shumë vështirë që të bëheni bionde. Këtë gjë mund ta arrini vetëm pas një kohe të gjatë të ngjyrosjes, duke përdorur të njëjtën ngjyrë për flokë dhe të njëjtën nuancë.
Këshillë: Herën e parë shkoni te stilisti që t’ua ngjyrosë flokët në bionde.
Nëse dëshironi ngjyrë të kuqe, është mirë ta dini se floku i pranon mirë pigmentet e kuqe, mirëpo nëse jeni bionde, atëherë duhet të gjeni ngjyrë të tillë, e cila është dy-tri tonë më e errët sesa ngjyra të cilën dëshironi ta keni në flokët tuaj.
Ngjyra kafe është gjithmonë zgjedhje e sigurt dhe e shkëlqyer për këdo. Nuancat e ngjyrës kafe mund të varirojnë nga të shndritshmet deri te ato më të errëtat.
Ngjyrën e zezë të flokut është lehtë ta fitoni, sepse molekulat e pigmentit të zi janë më të mëdha, dhe më lehtë e mbulojnë të gjithë gjatësinë e flokut. Në rastet e zgjedhjes së nuancave, duhet të keni kujdes: vajzat të cilat kanë ten të errët apo të zbehtë nuk do t’u qëndrojë mirë nuanca e zezë.
Nëse ndodh që ngjyra me të cilën i keni lyer flokët nuk është ajo për të cilën keni ëndërruar, sepse është shumë e çelë ose shumë e errët, ose thjeshtë nuk është ngjyra të cilën e keni dashur- në vend se të nevrikoseni, mundohuni ta zbutni gabimin.
Këshillohuni me stilistin e flokëve, sepse mund t’u japë flokëve tuaj një nuancë tjetër, ndërsa nëse provoni vetë t’i përzieni ngjyrat, atëherë mund të shkaktoni një ‘katastrofë’. Sa për njohuri, nuk ekziston ndonjë pastrues ose substancë kimike, e cila e largon menjëherë të gjithë ngjyrën e vendosur në flokë.
A i dëmton hidrogjeni flokët?
Nëse përdoret përqindje e lartë e hidrogjenit (p.sh. 12%) dhe nëse e ndryshoni shpesh ngjyrën e flokëve, p.sh. nga bionde në ngjyrë gështenje, pastaj sërish bëheni bionde- është i nevojshëm trajtimi i plotë për kujdesin ndaj flokëve me kusht që ato të mos dëmtohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës