Tonet e ngrohta paralajmërojnë mot të bukur dhe, derisa të na ngrohë, kemi më shumë elementë vizualë për të ngritur stilin
Ngjyra e frutave ka një sërë përparësish, veçanërisht në pantallona dhe xhaketa.
Një nga ato ngjyra që na pëlqen është pa dyshim portokallia dhe nuancat e saj të ngrohta janë pjesë e aventurave të modës pranverore, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjyrë e mrekullueshme duket super edhe në variantin e xhinseve. Nëse ju është bërë monotone bluja, kjo është një ide e mrekullueshme.
Portokallia duket kreative në kombinim me vjollcën.
Ngjyra e perëndimit të diellit do t’u japë çizmeve gri një dozë stili elegant.
Aksesorët e modës në tone neutrale shkojnë mirë me një kostum portokalli.
Kjo ngjyrë e mrekullueshme ka një vend të veçantë dhe në botën e stilit sportiv.
Trikotazhet janë veçanërisht interesante këtë dimër, kanë një pamje moderne, tërheqëse.
Minimalizmi i modës duket shkëlqyeshëm i zhytur në tone të forta.
Ky kombinim i thjeshtë është kaq tërheqës – portokallia dhe trëndafili ‘përplasen’. /Telegrafi/