LAJMI I FUNDIT:

Ngjitej maleve me bikini, tajvanezja vdes nga i ftohti (Foto)

Ngjitej maleve me bikini, tajvanezja vdes nga i ftohti (Foto)

Një alpiniste që u bë e famshme në mediat sociale pasi bëri selfie në majat e maleve me bikini ka vdekur.

Gigi Wu, e njohur si ‘Ngjitësja me bikini’, ra në një kanion në parkun kombëtar të Yushan të Tajvanit, ku u plagos rëndë.

Ajo përdori një telefon satelitor për të njoftuar miqtë e saj që t’i vinin në ndihmë por helikopterët e shpëtimit e kishin të vështirë të shkonin në kanion për shkak të motit të keq.


Zyrtarët e gjetën trupin e saj të pajetë të hënën. 36-vjeçarja mendohet të ketë vdekur nga hipotermia.

Wu ishte në një turne shumëditor vetëm në Parkun Kombëtar Yushan, ku ndodhen majat më të larta të Tajvanit që arrijnë lartësinë 4000 metra.

Gigi u bë e famshme për postimin e fotografive në majat e malit me bikini.

Por ishte alpiniste me përvojë, pasi përdorte gjithmonë pajisjet e duhura dhe merrte masat paraprake gjatë ekspeditave të saj.

Sipas mediave moti i keq nuk lejoi helikopterin e shpëtimit që të shkonte në vendngjarje. Dhe u nis një mision shpëtimi në këmbë.

Trupi i saj u gjet i ngrirë të hënën pasi temperaturat ishin shumë të ulëta gjatë natës. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori