Janë 1.21 trilonë lekë që qarkullojnë në ekonomi deri në fund të korrikut 2016, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Nga këto, 233 miliardë lekë, ose 19.3% janë jashtë kanaleve bankare, të tjerat janë të mbyllura në banka si depozita pa afat (që mund të hidhen lehtë në qarkullim), depozita me afat apo në forma të tjera investimi.
Por, ajo që po vihet re vitin e fundit është ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes së parasë gjithsej. Në korrik paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët vjetore të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë. Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, agregati M3 (paraja në qarkullim përfshirë depozitat) u rrit me 15 miliardë lekë në korrik 2016, në raport me korrikun 2015, nga 39 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe më i ulëti historik që kur raportohen të dhënat (shiko grafikun).
Teoritë ekonomike pohojnë se ngadalësimi në ofertën e parasë reflekton natyrën e ndrydhur të ekonomisë dhe rënien në investime. Psh, paraja gjithsej po rritej me shpejtësi në pjesën më të madhe të vendeve të pasura, me përjashtim të Japonisë, derisa arriti kriza e 2008-s. Që prej asaj kohe rritja është ngadalësuar ndjeshëm dhe tendenca është ende tkurrëse në pjesën më të madhe të vendeve të pasura. Një rritje në ofertën e parasë, në mënyrë tipike i il normat e interesit, që nga ana e tyre gjenerojnë më shumë investime dhe vënë më shumë para në duart e konsumatorëve, duke nxitur në këtë mënyrë shpenzimet. Bizneset përgjigjen duke porositur më shumë lëndë të parë dhe duke rritur prodhimin. Rritja e aktivitetit të biznesit shton kërkesën për punë. E kundërta mund të ndodhë në rast se oferta për para bie, ose ritmet e rritjes së saj ngadalësohen.
Fatkeqësisht duket se kjo e fundit po ndodh dukshëm në Shqipëri. Ulja e vazhdueshme e normave të interesit, e stimuluar nga banka e Shqipërisë që ka reduktuar ndjeshëm normën bazë vitet e fundit, në 1.25% aktualisht, nuk po ndihmon paranë të lëvizë në ekonomi. Kredia për bizneset dhe individët dy vitet e fundit ka shënuar ritme negative rritjeje, me -2% në 2015-n dhe në korrik 2016 rritja me bazë vjetore ishte zero.
Të tjerë tregues mbështesin ekonominë e ndrydhur si rënia e eksporteve me gati 7% me bazë vjetore për periudhën janar-korrik 2016, performanca e dobët e depozitave; ngadalësimi i rritjes së të ardhurave nga tatimet e doganat, nga rritje dyshifrore në muajt e parë në më pak se 10% për 7 mujorin, teksa në korrik të hyrat nga TVSH (një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi), ranë me 0.5%.
Rritja e dobët e ofertës së parasë në ekonomi, sipas ekspertëve, është shqetësuese, pasi tregon për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend, që nuk po arrin të nxitet nga politika tejet lehtësuese monetare e Bankës së Shqipërisë, që duket se e vetme nuk po mjafton për t’i dhënë një dorë bizneseve e konsumatorëve. /Revista Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët