Toyota Supra është një prej makinave sportive më të fuqishme dhe atraktive të këtij prodhuesi japonez, ndërsa është pëlqyer gjithmonë edhe nga ata që bëjnë modifikime makinash.
Anëtarët e TopAutoNL e kanë modifikuar fuqishëm një Supra, që të dalin për një xhiro të shpejtë në një autostradë gjermane, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk janë dhënë detajet e modifikimit, mësohet se kjo Toyota i ka në përgjithësi 1,200 kuaj fuqi, ndërsa ngasja e saj me 300 kilometra në orë duket po aq e frikshme sa edhe mund të mendohet, pasi shpejtësia është shumë e lartë për një rrugë të hapur.
Shoferi profesionist, arriti të voziste këtë makinë që arrin shpejtësinë e Bugatti Veyron, derisa në rrugë kishte edhe shumë makina të tjera.
Kjo makinë, nuk është ndërtuar që të arrijë shpejtësi kaq të madhe, por modifikimi që i është bërë, u përballua me kapacitetin e makinës, derisa vozitej edhe më këtë shpejtësi. /Telegrafi/