Nga zero në hero: Pesë ‘dështimet’ e Unitedit që do të luajnë në finalet evropiane këtë javë

Manchester Unitedi nuk do të marrë pjesë në asnjërën prej finaleve evropiane këtë fundjavë – por aty do të luajnë disa nga ish-futbollistët e Djajve të Kuq.
Menaxhmenti i klubit anglez nuk i ka vlerësuar disa prej futbollistëve nga e kaluara, të cilëve ua ka treguar derën.
Mirëpo, në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, pesë prej tyre do ta kërkojnë trofeun me skuadrat përkatëse.
Ander Herrera

Mesfushori spanjoll luan me Paris Saint-Germainin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Angel Di Maria

Anësori argjentinas luan me Paris Saint-Germainin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Romelu Lukaku

Sulmuesi belg luan me Interin në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas.
Ashley Young

Mbrojtësi anglez luan me Interin në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas.
Alexis Sanchez

Sulmuesi kilian luan me Interin në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas.
/Telegrafi/


















































