Nga transparenca në heshtje: Si e pranojnë qytetarët rritjen e tarifave të energjisë?

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë periudhës 2021-2024, ka bërë përparime të dukshme në rritjen e transparencës në procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.
Kështu thotë raporti i publikuar nga konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), me temë “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”.
Hulumtuesi i Institutit për Politika Zhvillimore, Naim Bujupi u shpreh se në përgjithësi Zyra e Rregullatorit ka qenë transparente gjatë procesit të përcaktimit tarifor të energjisë elektrike.
Por, problematike për vendosjen e tarifave në vitin 2021 nga ky raport del të jenë vonesat për vendosjen e tarifave në mungesë të anëtarëve të Bordit të ZRrE-zë.
“Rregullatori ka qenë në përgjithësi transparent sepse më së pari ka bërë publike të gjitha ato rregulloret e saj që janë të nevojshme për përcaktimin tarifor dhe gjithashtu ka bërë publike edhe të gjitha dokumentet relevante që kanë të bëjë me procesin tarifor…Në vitin 2021 ne kemi vërejtur që Rregullatori ka bërë publike të gjitha dokumentet relevante është shumë e rëndësishme gjatë procesit tarifor që të bëhen publike aplikacionet e palëve që aplikojnë për tarifa. Në këtë kontekst Rregullatori i ka bërë publike aplikacionet e të licencuarve dhe gjithashtu ka hapur edhe afatet për diskutim publik dhe komente dhe kjo është shumë e rëndësishme për të përcaktuar transparencën”, tha ajo.
Bujupi tha se përgjatë vitin 2021 gjatë përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike ka pas interesim nga palët e interesim për të dhënë komentet e tyre.
“Veçori e përcaktimit tarifor në vitin 2021 kthimi I bllok tarifave dhe ne çka kemi vërejtur për hir të qytetarëve ka paraparë bllok tarifa ka paraparë deri në 800kë, mbi 800 kë kanë qenë dy tarifa të ndryshme çka kemi vërejtur deri në 800kë orë konsumatorët nuk janë prekur në çmime , kanë qenë sikurse vitet e kaluara, tarifat mbi 800kë konsum ka qenë 100% ngritje e tarifave. Arsyeja pse ka qenë kjo ka qenë për rritjen e efiçiencën e energjisë dhe përmes kësaj të ndikohen në vetë importet e energjisë elektrike. Veçori në vitin 2021 e shqyrtimit tarifor ka qenë edhe interesimi I madh I qytetarëve sepse qytetarët janë interesuar për procesin tarifor dhe ZRrE ka ofruar të gjitha komentet ”, tha ai.
Sa i takon përcaktimit të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2023 e veçantë ka qenë interesimi jo i madh për komente nga ana e qytetarëve, ndonëse ishte rritja më e madhe e çmimeve për energji elektrike.
Edhe përkundër kësaj, Naim Bujupi nga INDEP theksoi se ZRrE ka qenë transparente duke zbatuar planin e saj.
“Në këtë vit përkundër që është rritur tarifa për 15% nuk kemi pas interesim të madh prej qytetarëve për të dhënë komentet, por sa i përket transparencës ZRrE e ka zbatuar atë planin e saj sikur në shqyrtimet tarifore në të kaluarën”, u shprehen nga INDEP.
Përkundër përmirësimeve në aspektin e transparencës, INDEP i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të ofroj më shumë informacione për konsumatorët sa i takon kostos shtesë në rritjen e tarifave.
“ZRrE të bëjë më shumë që të informoj qytetarët për koston shtesë në rritjen e tarifave, transparenca ekziston, mirëpo të bëjë më shumë t’ua shpjegoj qytetarëve pikërisht ato kosto që ndikojnë në rritjen e tarifave ”, theksoi ai.
Hulumtimi i CorrWatch lidhur me transparencën për përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike është mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe përfshirë periudhën 2021-2024.
Disa nga rekomandimet e dala nga ky hulumtim kanë të bëjnë me raportim më të rregullt dhe i detajuar nga ndërmarrjet energjetike, konsultime më gjithëpërfshirëse, e përfshirje aktive të konsumatorëve në çdo fazë të procesit.
Kosova viteve të fundit për shkak të krizës energjetike në botë ka ngritur tarifat e energjisë elektrike, vendime këto të cilat patën ngjallur pakënaqësi tek konsumatorët. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit