Qytetarët evropian që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë nevojë për një kalim digjital për të hyrë në vend nga sot, gjë që qeveria britanike thotë se do të forcojë sigurinë kufitare.
Leja elektronike e udhëtimit (ETA) mund të blihet online për 10 funte (12 euro) në ditët në vijim, dhe nga 9 prilli çmimi do të rritet në 16 funte (19 euro), transmeton Telegrafi.
Leja do të jetë e detyrueshme për të gjithë evropianët që duan të vizitojnë Britaninë e Madhe nga 2 prilli, pasi e njëjta leje është futur në janar për qytetarët e SHBA-së, Kanadasë dhe vendeve të tjera që nuk kanë nevojë për vizë.
“Duke digjitalizuar sistemin e imigracionit, ne po i hapim rrugën kalimit kufitar pa kontakt në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Sekretarja e Migracionit, Seema Malhotra në fillim të këtij muaji, kur u hap ueb-faqja e parë e aplikacioneve.
Ajo shtoi se zgjerimi i ETA-s në vendet anembanë botës “përforcon angazhimin për të përmirësuar sigurinë përmes teknologjisë dhe inovacionit”.
Dokumenti lejon vizita deri në gjashtë muaj dhe është i vlefshëm për dy vjet. Është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët, përfshirë të miturit dhe të porsalindurit.
Leja mund të merret nga një aplikacion në telefona të mençur ose nga faqja e internetit e qeverisë, dhe është e disponueshme për evropianët që nga fillimi i marsit.
Nga e mërkura, qytetarët e rreth tridhjetë vendeve evropiane, përfshirë të gjithë BE-në me përjashtim të Irlandës, do të duhet të kenë një leje elektronike për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u largua nga BE në 2020.
Aplikanti duhet të bashkangjisë një pasaportë dhe foto të fytyrës. Procesi zgjat dhjetë minuta, sipas Ministrisë së Brendshme.
Në shumicën e rasteve, vendimi për aplikimin merret brenda pak minutash, por sipas qeverisë mund të pritet deri në tre ditë pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së - rrit tarifat në 125 për qind për mallrat amerikane

"Tërhiqe deklaratën menjëherë" - qëndrimi i kryeministrit kanadez për Gazën i shqetësoi izraelitët

Xi Jinping thyen heshtjen, thotë se Trump po ngacmon Evropën dhe gjithë botën

Foto e fundit pak çaste para tragjedisë me helikopter në New York - CEO i Siemens Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët

Gjermania ndan gati rreth 11 miliardë euro për Ukrainën

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit