LAJMI I FUNDIT:

Nga sot është i hapur aplikimi për Konventën e parë të menaxherëve të shitjes

Nga sot është i hapur aplikimi për Konventën e parë të menaxherëve të shitjes

Denis Gafuri Sales Training, organizon Konventën e I-rë të menaxherëve të shitjes me titull “E ardhmja është këtu, mësoni si të bëni shitje intelegjente” e cila do të mbahet në 9 nëntor 2018 në Hotel Internacional magjistralja Prishtinë – Shkup.

Në këtë seminar do të ketë edhe folës nga Sllovenia, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia si dhe shumë ekspert të suksesshëm vendor. Denis Gafuri së bashku me folësit mysafir do t’i ndajnë me ne eksperiencat e tyre ku do të diskutojnë për qasjen drejt se ardhmes me shitje inteligjente si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.

Denis Gafuri: CEO në smardonline.com dhe trajner i shitjes në shumë kompani.

Spikeret mysafir:

Jordan Berginc PHD/Slloveni: Trajner dhe këshilltar ndërkombëtar.
Nela Jolenska/Maqedoni : Konsulente strategjike për inteligjencën emocionale.
Arben Avdyli/Kosovë : Arben Avdyli CEO at “SCARDIAN J.S.C.”, Drejtor i dëshmuar me suksese në kompani të mëdha dhe institucioneve bankiere.
Lulzim Veliu/Shqipëri –Gjermani: Menaxher në “SmartHome Europe”

Driton Nikci/ Gjermani: CEO “Top Industrie-montage GmbH” dhe “Plan-B.V. GmbH”
Mysafir në panel:

Bajram Fusha/Kosovë: CEO i “Besa Consulting” dhe drejtor në “Klubin e bizneseve Sloveno – Kosovare”.
Arian Zeka/Kosove: Executive Director ”AmCham Kosovo.S.C”.
Melita Ymeraga/ Kosove : Managing Partner në “Melita&Partners”

Ky organizim është shumë i nevojshëm për të gjithë: menaxherët, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, menaxherët e financave dhe profesionistët, menaxherët e financimit të financave, drejtorët ekzekutivë, shefi i marketingut, sigurimit shëndetësor, shitjet dhe menaxherët e shërbimit për klientë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive dhe udhëheqësit e ekipit.

Programi përmban pauza të kafes, drekë, momente zbavitëse, sfida, diskutime bashkëpunuese,rrjetëzim, etj.

Një trajnim i vetëm me më shumë se 10 profesionalist të shitjes. Këtë ditë është mundësia e gjithsecilit të mësoj më shumë mbi shitjen dhe metodat e saj.

MOS E HUMBNI RASTIN TË JENI PJESË E EVENTIT MË TË MADH TË SHITJES NË VEND.

Oferta me çmim special vlen vetëm deri më datën 28.09.2018!

Për aplikimet deri në 28 shtator çmimi i pjesëmarrjes është 50 euro (ju kurseni 99 euro).
Për aplikime prej 29 shtator deri me 10 tetor çmimi i pjesëmarrjes është 89 euro (ju kurseni 60 euro)
Për aplikime prej 11 tetor e tutje çmimi i pjesëmarrjes është 149 euro.

Në këtë çmim përfshihet pjesëmarrja terëditore, dreka, kafet, materiali punues si dhe certifikimi ne fund.

Gjuha e punës është shqip dhe anglisht (me përkthim simultant).

Për rezervime, pyetje apo informata plotësuese lirshëm na kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 009 (periudha 09:00 – 16:00). /Telegrafi/