LAJMI I FUNDIT:

Nga Shkodra në Gjirokastër, zonat që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

Nga Shkodra në Gjirokastër, zonat që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

Gjatë natës janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e Shqipërisë, por pasditja sjell përmirësim të motit. Kështu u shpreh në Dita Jonë, meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, sipas të cilës rrebeshet do të mbesin në disa zona të vendit.

Sipas saj më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra Lezha, Puka, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra.

“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë shumë intensive”, u shpreh Porja.


Sipas meteorologes, në mesditë pritet një ulje me 3 gradë e temperaturave, ndërsa era do të jetë e fortë.

“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare”.

Porja theksoi se pas mesditës pritet përmirësim i motit në 70% të territorit.

“Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Drejtësi
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Abdixhiku deklaron pasurinë: Katër prona të paluajtshme dhe kredi mbi 150 mijë euro

Abdixhiku deklaron pasurinë: Katër prona të paluajtshme dhe kredi mbi 150 mijë euro

Lajme
Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Kronika e Zezë
Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Lajme
Kalo në kategori