Nga Sanchez e Vidal te Bale e Robben – Këta janë yjet që do të mungojnë në Kampionatin Botëror (Foto)

Kupa e Botës sjell çdo katër vite në një vend kombëtaret më të forta të botës, në një spektakël të madh të futbollit.
Arjen Robben dhe Alexis Sanchez ja vetëm disa nga emrat që do të mungojë në Kupën e Botës Rusia 2018.
Shumë nga këta yje do ta shohin Kampionatin Botëror nga shtëpia, ndërsa mbetet edhe disa ditë për tu kompletuar 32 kombëtaret pjesëmarrëse.
Pierre-Emerick Aubameyang
Ylli i Borussia Dortmundti dhe Gabon nuk ka mundur ta ndihmojë kombëtaren e tij që të shkojë për herë të parë në histori në një event të madh. Edhe pse është edhe një ndeshje për tu luajtur Gabon e sheh vetën jashtë Kampionatit Botëror.
Herooi i Uellsit që e dërgoi kombëtaren e tij deri në gjysmëfinale të Euro 2016, mungoi në ndeshjen e fundit.
Lëndimi i kushtoi shtrenjtë uellsianëve që pësuan humbje nga Republika e Irlandës.
Belgjika e dominoi Grupin H, duke i hapur rrugë Greqisë të luajë në play-off dhe duke e lënë Bosnjën jashtë.
Yje si Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic, nuk do të shihen në Rusi.
Hamsik e kishte edhe një rast që të shkojë në Kampionatin Botëror përmes play-offit.
Fitorja me Maltën e ka lënë në vendin e dytë pas Anglisë, por Sllovakia është vendi i dytë më i dobët dhe mbetet jashtë play-offit.
Nuk do të ketë Kupë të Botës për yllin e Algjerisë, Riyad Mahrezin.
Algjeria luajti aq dobët sa që mbeti pas Nigerisë, Zamibisë dhe Kamerunit.
As ylli i Atletico Madridit, portieri i njohur Oblak nuk do të jetë në Botëror.
Ai duhet të pres, pasi Sllovakia e ka zënë vendin e dytë në grupin e tyre.
SHBA-të nuk kanë arritur të kualifikohen dhe për rrjedhojë ylli i Borussia Dortumund, Christian Pulisic, nuk do të jetë pjesë e këtij eventi.
Edhe se luanin në një ndeshje pa presion ndaj Trinidad e Tobagos, SHBA-të pësuan humbje me rezultat 2-1.
Finalist i vitit 2010 dhe gjysmëfinalist i vitit 2014, Robben me Holandën e tij do të jenë në shtëpi në vitin 2018.
Ylli i Bayern Munich, do ta shikojë kampionatin nga shtëpia edhe pse kundër Suedisë shënoi dy herë në fitoren 2-0.
Pasi që e fituan Kupën e Amerikës për dy vite radhazi në vitet 2015 dhe 2016, Alexis do të mungojë në Rusi.
Fitorja e Argjentinës dhe Perusë e lanë jashtë kombëtaren kiliani që humbi 3-0 nga Brazili.
Një tjetër emër i madh që do të jetë jashtë Kupës së Botës.
Vidal që shënoi gjashtë herë nuk arriti t’i ndihmojë më shumë djelmoshat e Juan Antonio Pizzit.
Që nga viti 2006, Kili nuk kishte dështuar që të luajë në këtë nivel. /Telegrafi/

























































