LAJMI I FUNDIT:

Nga profesori universitar deri te mësuesi, këto janë pagat e sektorit të arsimit në Ligjin e Pagave

Nga profesori universitar deri te mësuesi, këto janë pagat e sektorit të arsimit në Ligjin e Pagave

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. 

Kjo shumë do të shumëzohet me vlerën e koeficientit e cila është nga 2 deri në 18, për treguar rezultatin e vlerës së pagës.

Bazuar në këto vlera nënpunësi publik i arsimit universitar dhe parauniversitar do të jetë me vlerë të koeficientit nga 14.2 deri në 4.9 më i ulëti.


Në lidhje me këtë Telegrafi veç e veç do të ju sjell pagat e nëpunësve në sektorin e arsimit, duke filluar nga paga e rektorit, i cili sipas Ligjit të Pagave do të paguhet 1,491 euro, ndërsa prorektori do ta ketë pagën 1,365 euro bruto.


Dekani do ta ketë pagën 1,344 euro, ndërsa Pro-Dekani do të ketë pagë prej 1,323 euro.

Bazuar në këtë ligj, profesori universitarë do të paguhet për punën e tij 1,302 euro.

Qeveria prezanton pagat bruto për secilin sektor – rritje nga 30 për qind deri 90 për qind për disa kategori
Lexo po ashtu Qeveria prezanton pagat bruto për secilin sektor – rritje nga 30 për qind deri 90 për qind për disa kategori

Më poshtë do të ju sjellim edhe kategorinë tjetër në këtë nivel të arsimit në vend, siç vijon:

Profesor i asocuar: 1,197 euro

Profesor asistent: 1,092 euro

Ligjërues: 903 euro

Lektor/korepetitor: 787.5 euro

Asistent/Hulumtues i Pavarur: 756 euro

Asistent i ri/Hulumtues: 693 euro

Laboranti në Universitet: 672 euro

Ndërsa, sa i përket Shkollës së Mesme të Lartë, drejtori si dhe drejtori i shkollës Speciale do ta kenë pagën në vlerë prej 661.5 euro.

Ndërsa, drejtor shkolle fillore dhe të Mesme të Ulët, zëvendës drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë si dhe drejtor i shkollës Speciale do të paguhen në vlerë prej 651 euro.

Një zëvendësdrejtor i shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do ta ketë pagën prej 630 euro.

E, drejtori i institucioneve parashkollore do të paguhet në vlerë prej 619.5 euro.

Zyrtare, 105 euro është vlera e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik
Lexo po ashtu Zyrtare, 105 euro është vlera e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik

Profesor në shkollën e Mesme të Lartë, ai në shkollën Speciale, këshilltari i karrierës në shkollë të Mesme të Lartë si dhe instruktor në Qendrat e Kompetencës dhe Shkollat Profesionale do të paguhen me pagën prej 609 euro.

E sa i përket pedagogëve dhe psikologëve në shkolla, ata do ta kenë pagën prej 598.5 euro.

Një këshilltar i karrierës në shkollë të mesme të ulët do të paguhet 588 euro.

Arsimtarët si dhe sekretari i shkollës fillore të mesme të ulët do të paguhen me pagën prej 588 eurove.

Bazuar në Ligjin e pagave me koeficientit 105 euro, edukatorët do ta kenë pagën 546 euro, ndërsa ata mbështetës do të paguhen 535.5 euro.

Asistentët në arsim special do ta kenë pagën në vlerë prej 525 euro dhe bibliotekistët do të paguhen 514.5 euro.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik.

Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori