LAJMI I FUNDIT:

“Nga Prishtina në Tiranë”: Rrugëtimi fantastik evropian i Feyenoordit që kërkon trofe pas 20 vitesh

“Nga Prishtina në Tiranë”: Rrugëtimi fantastik evropian i Feyenoordit që kërkon trofe pas 20 vitesh

Roma dhe Feyenoord janë dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun e Ligës së Konferencës në “Air Albania” më 25 maj.

Italianët rikthehen pas 31 vitesh në një finale evropiane, teksa skuadra nga Roterdami do të shijojë një duel për trofe pas 20 vitesh.

Feyenoord ka fituar një Ligën të Kampionëve dhe dy UEFA Cup, të fundit në vitin 2002 përballë Borussia Dortmund me rezultat 3-2.


Në Tiranë pritet të zbarkojnë një numër i madh tifozësh italianë dhe holandezë, të cilët njihen për rivalitetin e madh mes tyre dhe problemet që kanë pasur në të kaluarën.

Arne Slot mori drejtimin e Feyenoord në korrikun e vitit të kaluar dhe pak ditë më pas luajti sfidën e parë sezonale në Ligës së Konferencës përballë Dritës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Ishte 22 korriku i vitit 2021 dhe “Intelektualët” e mbyllnin në barazim pa gola duelin ndaj tulipanëve.

Ndeshja e kthimit përfundoi 3-2 për vendasit, që gjenin golin e kualifikimit në minutën e 90-të përballë Dritës që u tregua super skuadër dhe që zhvilloi një ndeshje të madhe në “De Kuip”.

Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu shënonin për skuadrën nga Gjilani duke shtangur tifozët holandezë, por het-triku i Guss Til nderoi Feyenoordin.

Nga aty filloi rrugëtimi i holandezëve që bazuar nga ato dy ndeshje askush nuk do të besonte që do të ishin në finalen e madhe të Tiranës.

Në fazën kualifikime pas ndeshjes me Dritën, holandezët eliminuan Luzernin dhe Elfsborgun

Në grup kishte dal e para me emra si Slavia, Union dhe Maccabi Haifa.

Feyenoord eliminoi pastaj skuadra si Partizani Beograd, Slavia Praga dhe në fund Marseille.

Më 25 maj Feyenoord do të diskutojë trofeun përballë Romës së Jose Mourinhos në kryeqytetin shqiptar. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Premier League
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit

La Liga
Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Premier League
U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

La Liga
Kalo në kategori