Refleksione për “Vizatime shqiptare” të Maks Velos
Nga: Ben Andoni
Të duhet të lexosh pak rreshta, që i ngjasojnë fillimit të një traktati për artin e tij, të kuptosh menjëherë ndjesinë artistike të Maks Velos dhe pse erdhi në këtë album të ri.
Atje, ku duhet mbështetur sot arti figurativ, mendon Velo, është lëvizja, gjesti dhe këtu ka nisur edhe ekskursionin e ri të plotë. Ku, mes shumë gjendjeve nuk mungojnë edhe ritualet. Dhe, në të gjithë këtë album të ri ke të rreshtuar një ngarendje në etnosin kombëtar, ku rituale koreografikë, gjeste të Homo Albanicus dhe rituale bëhen bashkë, sikur të jenë një dhe e vetme.
Këtë sens autori e ka përcjell së fundi edhe me albumin “Vizatime shqiptare” (janë të përfshira rreth 100 punë syresh), që nën trendin e zakonshëm të tij, botohet në mënyrë luksoze në një tirazh të kufizuar (janë vetëm 200 kopje), që janë të sigluara me numra për të pasionuarit e artit dhe koleksionistët. Janë plot 101 vizatime bardhezi, të realizuara me laps, akuarel, tush me kallam, flamaster, bojëkine etj.
Në një sintezë, që përfshin studimin e gjatë, përvojën, vëzhgimin e tij karakteristik, ai përcjell qasjen e veçantë me një stil që duke e realizuar me një metodë, e shënjon veprën e tij. Dhe, të mendosh se ato janë realizuar në vitet 1960, kohë kur Shqipëria po e përsoste dogmën dhe bashkë me të edhe kanonet e realizmit socialist, ndal një moment për përsiatje të thellë.
Maks Velo e bëri përballjen e parë, pak muaj më parë, kur në ekspozitën “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë”, tregoi ato imazhet e tij jo të zakonshme, që dukeshin si të ardhur nga harresa dhe e shkuara apo sikur të kishin zbritur si jashtëtokësorë, por këta çuditërisht me ndjesi tokësore: të lumtur dhe në një mjedis me ngjyra të ndezura e të gjalla.
“Lëvizjet e artit primitiv që ndoqa, më çuan në artin modern. Të dyja janë të lidhur me gjestin”, shkruan ai. “Ndoqa lëvizjet e vullnetarëve, e dasmorëve, të gjëmëtarëve. Pashë marrëdhëniet e të moshuarve, të dashuruarve. Preka fundin e një periudhe biblike mijëravjeçare primitive në Shqipëri. Ky primitivitet ish zbulimi im më i madh, më hapi perden e skenës ku luhej shfaqja ‘Arti modern’. Unë ndoqa druvarët, valltarët, mortorët. Aty gjesti ish i vërtetë, mijëvjeçar se vinte nga rituali. Arti i Realizmit Socialist kishte në bazë të tij gjestin heroik dhe gjestin e lumturisë. I pari i pakërkuar (kush do të vdesë?) i dyti i panjohur realisht (Lumturia do të vinte, por kur? Nuk dihej). Prandaj arti i realizmit socialist dështoi sepse bazohej tek gjestet fallco. Lëvizjet e Artit primitiv që ndoqa unë më çuan në artin modern. Të dyja janë të lidhura me gjestin”.
Njohja mirë e disa disiplinave të artit, kontributi direkt i jo pak prej tyre, nga ku mund të veçojmë krijimtarinë e tij artistike letrare, e bëri që t’i afrohet dhe të strehohet në të ashtuquajturin arti primitiv. Me pak fjalë, Maks Velo iu afrua modernes duke mbijetuar më së miri me artin primitiv. A është gjetje? Nëse do të pyesësh do të kuptosh nga përgjigjet e tij se ato janë përmbledhje e vëzhgimeve dhe e përqasjeve të vazhdueshme, duke e ndikuar edhe në stil.
Por, nga ana tjetër, mbi 100 vizatimet që kanë gjeografi kohore prej vitit 1960 vijnë edhe si evolucion i punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshëm, në albumin e titulluar “Vizatime shqiptare”. Ai atje ka qëmtuar momentin e veçantë, atë që shpëton nga syri i zakonshëm i krijuesve apo studiuesve, duke kapur ato lëvizjet e përditshmrisë, dinamikën, ritualet e valltarëve, e deri te aktet e dasmorëve e gjëmëtarëve të ardhur nga mijëvjeçarët… Artisti i bashkoi të gjitha imazhet e veta dhe u dha një pasaportë në kohët moderne, përmes kësaj semiotike, e cila dallohet nga pak njerëz dhe që e kërkon artin epror duke qenë vetë një art mirëfilli.
Nuk është se Maksi është i pari dhe i fundit në radhën e artistëve që e ka kapur këtë trend, por e veçanta në këtë masë është se të gjithë shenjat, ashtu si edhe elementet e hasura nga arkeologët nëpër shpella dhe ngado, ai di t’i disiplinojë më së miri në punën e vet. Tek e fundit, ky ka qenë momenti, kur Maksi me vizatimet e tij të bën të qartë se njeriu kuptoi se duhet t’i drejtohet fillesave të superstrukturës.
Dhe, kuptohet se bota ndryshoi, me kohët dhe ngjarjet e saj, por personazhet mbeten ata klasikët, të adhuruar për shumë artistë të vërtetë: me fshatarët, që Maksi i paraqet me respekt për prekjen që ata kanë me senset parake të njerëzimit; me valltarët; me shenjat e ndryshme që kumtojnë, sepse nga lëvizjet e tyre, gjestet apo shenjat që kumtojnë këto figura Maksi kuptoi dhe e orientoi madje edhe opusin e vetë artistik.
Dhe, paradoksalisht, kjo botë kinse e harruar, këto eksperimente do t’i kushtonin jo pak: e etiketuan si modernist, por nga ana tjetër “iu dha një mësim i mirë” nga regjimi i asaj kohe, që nuk i duronte devijimit. Madje edhe të tilla syresh.
Maks Velo, ndoshta, mund të bënte ndonjë flirt që artin primitiv ta lidhte sa më mirë me Socializmin, por këtë nuk e bëri dot, paçka se edhe instinkti dhe justifikimi te arti primitiv ishte i mjaftë… që të mos prekej. Por ndodh kështu dhe ai nuk di të zhgënjehet: “Ky primitivitet, e shpreh ai, -ish zbulimi im më i madh, më hapi perden e skenës, ku luhej shfaqja e ‘Artit Modern’”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme