Nga përkujdesja te rreziku për infeksion: Ç’duhet të dini para se të bëni ‘piercing’ në kërthizë?
![Nga përkujdesja te rreziku për infeksion: Ç’duhet të dini para se të bëni ‘piercing’ në kërthizë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/07/Cute-Body-Labret-Cheek-and-Nav-780x439.jpg)
Gjëja e parë që duhet të keni parasysh përpara se të vendosni të bëni piercing, është të shkoni në një vend të besueshëm me profesionistë
Kur bëni një piercing, jeni në rrezik për t’u prekur nga një sëmundje gjaku, hepatiti C, etj. Shkalla e rrezikut varet nga vendi ku shkoni për të bërë piercing dhe standardet e vendit dhe personit që do kryejë procedurën.
Është praktikë e zakonshme të kërkoni rekomandime kur kërkoni një profesionist. Pyesni vajza të tjera sepse kjo është ndoshta mënyra më e mirë për të gjetur një dyqan të besueshëm dhe me reputacion.
Sigurohuni që ta vizitoni dyqanin më përpara në mënyrë që të mund të shihni vendin. Duhet të jetë i pastër, i ndriçuar mirë dhe plotësisht i licensuar.
Mos u mbështetni në video amatore kur bëhet fjalë për të bërë një piercing. Kur piercing kryhet jashtë një mjedisi të specializuar, steril, rreziku juaj për t’u prekur nga një sëmundje infektive rritet, shkruan Health Line.
Pyesni për procesin e sterilizimit të tyre
Ndërsa jeni në dyqan, pyesni personin që do ju bëjë piercing, për procesin dhe metodat e sterilizimit që përdorin.
Të gjitha gjilpërat shpuese duhet të vijnë në pako të mbyllura, sterile. Kjo do të thotë se ato nuk janë përdorur për askënd tjetër. Është e rëndësishme të mos ndani gjilpëra. Personi duhet gjithashtu të mbajë doreza të disponueshme gjatë gjithë kohës.
Shmangni “armët shpuese”
Nëse dyqani përdor armë shpuese, anuloni çdo takim që mund të keni bërë. Armët shpuese të ripërdorshme mund të transmetojnë lëngje trupore te klientët. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtime lokale të indeve gjatë procesit të shpimit.
Zgjedhja e bizhuterisë
Pavarësisht nëse jeni duke shpuar kërthizën (ose ndonjë pjesë tjetër të trupit), është e rëndësishme të merrni bizhuteri cilësore.
Gjatë momentin të shpimit, mund të përjetoni pak gjakderdhje. Mos u frikësoni, thjesht sigurohuni që personi që do ju bëjë piercing t’ju japë udhëzime për kujdesin e mëvonshëm.
Pas piercing-ut!
Çdo kruajtje fillestare dhe ndjeshmëri është normale. Nëse përjetoni ndonjë shqetësim ose shtrëngim, rekomandohet që të hiqni bizhuteritë që janë aktualisht në vend. Këtë mund ta bëni vetë me duar të pastra, ose ta bëni në vendin ku keni bërë piercing. Por nëse ka shenja të infeksionit, kërkoni trajtim mjekësor.
Mund të duhen nga nëntë muaj deri në një vit që një shpim në kërthizë të shërohet plotësisht. Kjo është për shkak të lëvizjes së vazhdueshme të lidhur me vendndodhjen. Mbajtja e zonës me sa më pa baktere është thelbësore për shërimin, citon Anabel.
Gjatë procesit të shërimit, duhet të bëni sa më poshtë:
– Shmangni vaskat e nxehtë, pishinat dhe liqenet. Plaga juaj mund të vijë në kontakt me bakteret në ujë.
– Zgjidhni veshje të pastra dhe të lirshme. Rrobat e ngushta mund të irritojnë zonën dhe të bllokojnë bakteret.
– Mbroni piercing. Përdorni një fashë mbrojtëse kur stërviteni dhe pastroni zonën më pas për të shmangur acarimin ose infeksionin.
– Shmangni diellin për të parandaluar djegiet nga dielli.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe