Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për katër të akuzuarit Mimoza Beqiri, Behare Bajrami, Ardian Hamiti dhe Betim Ismajli, duke i dënuar secilin veç e veç me nga 1 vit e 6 muaj burgim.
Katër të akuzuarit ngarkoheshin për falsifikim të dokumenteve, ndërsa e pandehura Bajrami akuzohej edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi. Sipas gjykatëses, dënimi me burgim ndaj të akuzuarve do të hyjë në fuqi pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Katër të akuzuarit, secili veç e veç u obliguan që të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, u udhëzuan në kontest juridiko-civil.
Për të akuzuarën Behare Bajrami, trupi gjykues pas rikualifikimit të veprës penale nga “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” në “Mashtrim, refuzoi akuzën sa i përket pikës 3, 5 dhe 6, për shkak të arritjes së parashkrimit absolut.
Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor prej 30 ditësh kanë të drejtë ankese përmes kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit.
Në këtë rast Mimoza Beqiri dhe Behare Bajrami akuzoheshin se së bashku me Ermal Durakun, Anton Jakajn, Daut Ademajn, Ilir Muratin, Rajmonda Osmanin dhe Edona Sallahun kishin kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Lajmërim i rremë” nga neni 390, paragrafi 1 të KPRK-së, mirëpo për këto vepra penale ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 31 maj 2017, ndaj Mimoza Beqirit, Behare Bajramit, Betim Ismailit, Ardian Hamitit, Ermal Durakut, Anton Jakajt, Daut Ademajt, Ilir Muratit, Rajmonda Osmanit dhe Edona Sallahut, me arsyetimin se nga viti 2013-2014, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025