Nga një lojtar 'i zhdukur' në Ganë, tek të dy super golat për Romën - Afena Gyan po e jeton ëndrrën

Felix Afena-Gyan ishte padyshim të dilenë mbrëma heroi i Romës.
Lojtari ganez u inkuadruar në lojë në minutën e 74-të, duke arritur më pas të shënonte të dy golat në fitoren 2-0 ndaj Genoas.
Goli i tij i parë te Giallorossët erdhi në minutën e 82-të, derisa ajo e dyta u shënuan në minutën e 90+4.
Natyrisht se këto dy gola mund të jenë momente që Afena-Gyan e ka ëndërruar gjatë jetës së tij.
Ndryshimi i madh jetësor i ganezit ndodhi pothuajse brenda një viti, pasi nga Gana, ai u transferua në Itali tek Roma.
Në vitin 2020, Afena-Gyena ishte duke marrë instruksione nga një trajner jo profesional në vendlindjen e tij.
Por, vera e këtij viti ishte diçka e paimagjinueshme për të, pasi iu bashkua Romës nga klubi EurAfrica për 350 mijë euro.
Dy golat e shënuar mbrëmë ishin më shumë se tre pikë për të, duke ditur se çfarë ka kaluar në Ganë, e për të kaluar më pas te njëri ndër klubet më të mëdha në Itali. /Telegrafi/













































