Ka vazhduar paraqitja fantastike e futbollistëve nga Kosova nëpër kampionatet e ndryshme evropiane dhe botërore.

Edhe këtë javë nuk kanë munguar golat, asistimet, por edhe paraqitjet e shkëlqyera të futbollistëve tanë.


Telegrafi si gjithmonë në bashkëpunim me partnerin e saj SofaScore sjell pesë futbollistët nga Kosova me notat më të larta.

Florent Muslija ka qenë fantastik këtë javë, ku me golin e tij në minutën e 90-të i siguroi Paderbornit fitore 1-0 ndaj Hannover '96, derisa mori notën 8,7.

IMG 20231203 WA0019

Emir Sahiti pati paraqitje të mirë ku kontribuoi me një gol në fitoren e Hajdukut 3-0 ndaj Goricës, derisa mori notën 7,6.

IMG 20231202 WA0086

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Altin Zeqiri që u vlerësua 7,4 në fitoren e Rizespor 3-2 ndaj Baskasehir, derisa notë të njëjtë mori edhe Florian Hoxha që ishte fantastik në triumfin 5-0 të Grasshopperit ndaj Laussanes.

IMG 20231204 WA0003

Mbrojtësi i majtë pati tetë ndërprerje të aksioneve, tre spastrime, dy ndërhyrje në top dhe një pasim kyç.

IMG 20231204 WA0002

Lille fitoi 2-0 ndaj Metz, derisa paraqitje shumë të mirë pati Edon Zhegrova duke u vlerësuar me notë 7,1 derisa kishte një pasim kyç në 88 minuta lojë. /Telegrafi/

IMG 20231204 WA0000

telegrafi sport app