Nga La Masia te shënimi i një het-triku kundër Barçës – Oriol Soldevila, djaloshi i Intercityt që e bëri të hidhur mbrëmjen për katalunasit

Me yje si Raphinha, Ousmane Dembele, Ferran Ferran dhe Memphis Depay në fushë, ishte Oriol Soldevila, një ish-lojtar i skuadrës së të rinjve të akademisë La Masia, i cili ‘vodhi’ shfaqen me një het-trik të shënuar në ndeshjen e Kupës së Mbretit të mërkurën mbrëma.
Me 18-shin në shpinë, djaloshi 21-vjeçar, i cili erdhi në Intercity këtë sezon nga Birmingham U-21, u bë një dhimbje koke e vërtetë për ish-ekipin e tij Barcelonën.
Djaloshi bëri një nga ato ndeshjet që mbeten në kujtesë. Dhe ato nuk fshihen. Ai barazoi avantazhin fillestar të Barçës me një gol oportunist brenda zonës. Ai barazoi sërish ndeshjen me një goditje të shkëlqyer me kokë dhe përfundoi duke përmbysur lojën dhe duke e dërguar atë në kohën shtesë me një gol të bukur kundër Inaki Pena.
SOLDEVILA PUIG 😤
A HAT TRICK AGAINST BARCELONA! pic.twitter.com/y1oZXgIHyK
— ESPN FC (@ESPNFC) January 4, 2023
🥹 Lo de este equipo ha sido espectacular…
🖤 Pero lo de este chico ha sido 𝗵𝗲𝗿𝗼𝗶𝗰𝗼. pic.twitter.com/DFxEJ5wD3x— 𝗖𝗙 𝗜𝗡𝗧𝗘𝗥𝗖𝗜𝗧𝗬 (@CFIntercity) January 4, 2023
“Kam qenë ‘cule’ që kur kam lindur dhe e vërteta është një ëndërr, tashmë isha shumë i lumtur me golin e parë dhe të dytin e të tretin as që e besoja, shumë i lumtur për lojën e ekipit. Fanellën? Ia kërkova Raphinhas, por tani do të pyes Arnau Tenas, portierin e tretë”, tha Solde pas ndeshjes.
Solde nuk është befasi, pasi anësori, i cili karakterizohet nga shpejtësia dhe ardhja në zonë, ka kaluar në kategoritë më të ulëta të Barçës (U16 dhe U18) dhe ka luajtur në Ligën e të rinjve me Barcelonën. Por, në klubin katalunas vendosën të mos e mbanin, si shumë lojtarë që mbaruan fazën e rinisë dhe pasi kaloi në Angli, ku luajti rreth 20 ndeshje në rangun e ulët të Birminghamit, ai nënshkroi për Intercity për t’u kthyer në Spanjë dhe për të provuar veten në vendin e tij.
Intercity's Oriol Soldevila Puig, who scored a hat-trick against Barça today, played for La Masia a few years ago. pic.twitter.com/fTtzVBFTHs
— Barça Universal (@BarcaUniversal) January 4, 2023
“Kam qenë në Barça për dy vjet, në skenën e të rinjve. Unë kam qenë një ‘cule’ dhe anëtar që kur kam qenë i vogël”, komentoi djaloshi para ndeshjes në mikrofonat e Radio Marca.
Golat e Soldevile erdhën në minutat 59-të, 74-të dhe 86-të, por nuk vlejtën në aspektin ekipor, pasi Barcelona fitoi 4-3 në shtesë dhe kaloi në raundin e 1/8-tës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame