Spektakli i natës së sotme (e shtunë) ka sjell përplot debate e mes tyre edhe shumë emocione.
Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka treguar më në fund linjën e jetës së tij.
Artisti shkodran ka bërë një rrëfim emocional dhe mjat prekës në lidhje me të kaluarën, karrierën dhe për zgjedhjet që bëri përgjatë viteve.
Më poshtë ua sjellim rrëfimin e plotë të Luit Ejllit:
“Kur isha në momentin tim më të mirë, isha në mes të dy zgjedhjeve. Isha në mes të karrierës dhe zemrës dhe zgjodha zemrën. Dhe kur erdha në Shqipëri ishte tepër vonë.
Kam lindur në Shkodër në vitin 1985. Gëzimi ishte i madh pas një vajze një djalë. Unë nuk flisja dhe përgjatë katër viteve kishin ngelur pa zgjidhje dhe askush nuk po jepte përgjigje. Kur kam qenë katër vjeç kam qenë poshtë tavolinës dhe kam kërkuar ta marrë lodrën. Që nga ajo ditë nuk jam ndalur më.
Kur filluan trazirat në mars të vitit 1997 gjithë njerëzit i kishin humbur shpresat, një pjesë e madhe kishin gjetur veten dikush në xhami, dikush në kishë. Aty mësova këngët. Kur u bëra maturant kushtet ekonomike në familje nuk ishin të mira. Nëna mbante dy punë, baba po ashtu dhe unë fillova punën si kamarier. Më tha një shok kanë ardhur ethet në Shkodër. Dola fitues në fund dhe ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme.
Deri pa provuar emocionet e Big Brotherit, ka qenë emocioni më i madh që kam provuar.
Kur u ktheva në Shqipëri njoha një vajzë dhe isha me të për dhjetë vite.
U dorëzova para saj, nuk arriti të mi kuptonte dëshirat e vërteta që kisha. Nga kthimi filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj për një zënkë momentale. Atë natë kur dola nga shtëpia kam pasur vetëm makinën, kam shtrirë sediljen dhe flija aty.
Gjeta një shtëpi me qera dhe u ngrita sërish aty. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen. Aty kuptova që personat që kisha pranë vetes kanë qenë vetëm për interes.
Kam qenë në një situatë kur kam menduar edhe t’i jap fund vetes. Kur i humba gjitha shpresat mu kujtua një person.
Në vitin 2020 data 24 dhjetor po më bie telefoni, baba më uroi Krishtlindjet. Rreth orës 23:30 më merr në telefon një shok dhe më treguan se më ka ndërruar jetë babai. Jeta mu bë akoma më e vështirë. Më pas më erdhi një telefonatë nëse dëshiron të bëhesh pjesë e Big Brother VIP.
Vendosa të jetë gara e fundit që do bëj. Kam arritur të përceptoj që jashtë ka njerëz që dinë me fal. Tani është momenti që unë të bëj zgjedhje të duhura dhe falë atyrë që më përkrahin të jetoj në Shqipëri.
Atyre që më kthyen shpinën mund t’i them që këta lot nuk janë për ju, janë për zgjedhjet e gabuara që kam bërë. Dua të ia them që ia dola. Kur të dalë nga këtu do ta vazhdojë ëndrrën për atë që kam lind: këngën dhe muzikën”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës