Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, diskutoi në një takim konsultativ për çështje të sigurisë kombëtare me grupe interesi; ushtarakë me grada madhore, drejtues të shoqatave të ushtarakëve në rezervë, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ekspertë të fushës së sigurisë dhe strategjisë nga Forcat e Armatosura dhe Kolegji i Mbrojtjes dhe i Sigurisë.
Në fokus të diskutimeve ishte rishikimi i dokumenteve strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes, përgatitja e kapaciteteve përballë sfidave të kohës, në përputhje edhe me kërkesat e Aleancës së NATO-s.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Niko Peleshi evidentoi disa faktorë që kanë shtuar nevojën për rishikimin e strategjisë kombëtare të sigurisë, duke nisur nga kërcënimi që agresioni rus në Ukrainë paraqet për zonën Euro-Atlantike, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet hibride dhe sulmet kibernetike, etj.
Gjithashtu, Ministri Peleshi u shpreh se gjatë vitit 2024 buxheti i mbrojtjes është në nivelin 2% të PBB, sipas kërkesave të NATO-s e krahasuar me vitin 2023 është rritur rreth 22%. Si arritje të vitit të kaluar Ministri i Mbrojtjes përmendi zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, kompletimin me dy helikopterët e parë BLACK HAWK, rritjen e kapaciteteve operacionale të FA-së, ngritjen e Qendrës së Inovacionit, Shërbimin satelitor për institucionet ligjzbatuese dhe zhvillimit apo investimet në Edukimin Profesional Ushtarak sipas modelit Ëest Point.
Fokusi në vitin 2024, sipas ministrit Peleshi do të jetë në ngritjen e Kapaciteteve të Mbrojtjes Kundërajrore me Bazë në Tokë dhe kapaciteteve operacionale të sistemeve stacionare dhe të lëvizshme për zbulimin dhe neutralizimin e objekteve fluturues pa pilot (C-UAS), ndërsa informoi se së shpejti do të fillojë flota e dronëve BAYRAKTAR. Konsolidimi I Flotës së helikopterëve Balck Hawk, avancimi inovativ dhe teknologjik, modernizimi i vazhdueshëm i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore dhe Detare të RSH apo forcimi i sistemit të përgatitjes dhe Mbrojtjes Civile janë disa nga sfidat e tjera për vitin 2024.
Një vëmendje e veçantë do të jetë gjatë këtij viti operacionalizimi i Bazës Ajrore të Kuçovës- s, fillimi i zhvillimit të projektit ushtarak të Porto Romano-s, modernizimi i Zonës Trajnuese në Bizë apo dhe stërvitja dhe ndërveprueshmëria, kryesisht nëpërmjet stërvitjeve ushtarake, si “Defender Europe”. Shqipëria, tha gjatë fjalës së tij, Ministri Peleshi, do të qëndrojë e angazhuar në misione, operacione dhe iniciativa të NATO, BE, OKB dhe koalicione vullneti, në 8 misione ndërkombëtare, ku janë angazhuar 172 personel ushtarak. Ndërsa vitin tjetër Shqipëria do të shtojë praninë e saj në KFOR, Bosnje-Hercegovinë dhe po vlerësohen angazhime te tjera shtesë në NATO dhe BE.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes ky vit është i rëndësishëm pasi shënon edhe 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.
‘Kërcënimet e reja dhe në zhvillim në mjedisin e ri të sigurisë kërkojnë prej të gjithëve ne të dëgjojmë fort thirrjen e jashtëzakonshme të kombit. Le të shërbejë ky takim për të ndërtuar mirëkuptim publik, partneritet dhe bashkëpunim për të gjeneruar diskutime mbi politikat tona të sigurisë dhe të mbrojtjes, dhe te punojmë për një te ardhme nga ku brezat do të shohin pas me krenari. Siguria dhe qëndrueshmërinë jonë kombëtare, është e lidhur me mënyrën se si ne e përcaktojmë pjesëmarrjen dhe kontributin tonë’, u shpreh Ministri Peleshi, në këtë takim konsultativ.
Ndërkaq, sipas ministrit do të vijojë përmirësimi i trajtimit të ushtarakëve aktivë, pas rritjes së pagës me afro 40% në vitet e fundit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!