LAJMI I FUNDIT:
Peja 16° clearsky_day

Nga frizere në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja

Nga frizere në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja

Mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit të Banjës së Pejës, çdo ditë për Kreshnike Rugovën nis me aromën e qumështit të freskët dhe zhurmën e lopëve. Ajo nuk është vetëm një fermere, por edhe një frizere e suksesshme, duke bashkuar dy botë që duken të largëta në harmoni të plotë.

Kreshnikja ka mbi dhjetë vite që punon si frizere, por pasioni për blegtorinë e ka shtyrë të krijojë një fermë vetanake.

“Ideja lindi kur pashë se gjithnjë kishte kërkesë për qumësht, mish e djathë. Fillimisht mendova të mbaj vetëm një lopë, por gradualisht numri i tyre u rrit dhe sot kemi 26 krerë”, tregon ajo.


Nga një fermë modeste, tani Kreshnikja menaxhon një fermë moderne me racat Hollstein, Simmental dhe Çeke, të cilat njihen për prodhimtari të lartë të qumështit.

“Fillimet ishin të vështira. Kam kaluar net pa gjumë, duke u kujdesur për lopët dhe duke kryer vetë punën e mjeljes. Por pasioni për këtë punë ka bërë që sfidat të mos më ndalin”, thotë ajo.

Për Kreshniken, blegtoria nuk është vetëm një burim të ardhurash, por një stil jete që e lidh me natyrën dhe traditën familjare.

Pavarësisht paragjykimeve që ka hasur si grua në këtë fushë, ajo vazhdon me pasion dhe përkushtim të plotë.

“Shumë më thanë se si nga “frizere kalove tek ferma”, por unë e kam pasur gjithmonë qejf dhe nuk jam ndalur asnjëherë”, tregon ajo për RTV Dukagjinin.

Me një investim vetjak, ajo ende po zgjeron fermën dhe synon të modernizojë procesin e mjeljes.

“Tani kemi punëtorë që kujdesen për lopët, por unë jam gjithmonë e pranishme, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje. Ushqimi dhe shëndeti i tyre janë prioritet kryesor”.

Puna dhe vullneti i Kreshnikes janë një frymëzim për gratë e tjera të fshatit, duke treguar se suksesi vjen kur ndjek pasionin dhe nuk ndalesh para sfidave.

“Kur ka vullnet, gjithçka është e mundur”, përfundon ajo me buzëqeshje.

Në trend

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Trump bën gati

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Amerika
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

La Liga
Kalo në kategori