Nga e ardhmja e Franco Fodas, stadiumi kombëtar e kritikat ndaj Superligës – Agim Ademi përgjigjet për të gjitha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pranuar se nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk e ka arritur objektivin kryesor të saj, atë që të jetë e para në Grupin 2 të Ligës së Kombeve, por ka theksuar se tekniku gjerman ka sjellë filozofi të re të lojës te dardanët.
Ademi ka shtuar se kualiteti i lojtarëve të Kosovës sjellë detyrimin që të kërkohen rezultate më të mira në çdo garë evropiane e botërore.
“Me ardhjen e Fodas ka ndryshuar edhe filozofia e kombëtares dhe sigurisht që nuk e kemi arritur atë që e kemi pritur, pra vendin e parë në grup por sigurisht që e kemi mundësinë tani në mars në ndeshjen me Islandën për të kaluar në Grupin B, dhe pothuajse është një rezultat i arritshëm. Unë jam i kënaqur me punën e shtabit teknik, sidomos me punën e lojtarëve. Është fat i mirë që i kemi futbollistët tonë të ekipit A, në të gjitha ligat më prestigjioze të Evropës edhe përtej, nuk kemi ligë që është me emër që nuk kemi ndonjë futbollist”, thekson Ademi.
Përkundër se nuk është arritur objektivi kryesor, Ademi në intervistën për KosovaPress, thotë se besimi në trajnerin Foda vazhdon të jetë por që e ardhmja e tij varet nga rezultatet që sjellë.
“Nganjëherë nuk është çështje besimi, mund t’i besosh por diçka nuk shkon dhe trajnerin pavarësisht emrit, kalibrit apo karrierës së tij, e mban rezultati në çdo shtet sepse ne na nevojitet rezultati. Nuk jemi më në fazën e zhvillimit, jemi në fazën e arritjes së rezultateve sepse futbollistët po dëshmohen në klubet e tyre. Përveç që janë në klubet më të mira, ata faktikisht e kanë edhe minutazhën e plotë dhe shumica prej tyre janë lojtarë kyç të ekipeve të tyre. Kosovën e ka shumë vështira ta mposht dikush dhe është goxha inkurajuese që do të kemi rezultat dhe do të mund ta arrijmë kualifikimin”, shprehet Ademi.
Gjatë vitit të kaluar sfida që bëri bujën më të madhe ishte ajo ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës e zhvilluar në Bukuresht dhe tre muaj më vonë, Ademi thotë se gjithçka që ndodhi atë natë ishte e planifikuar nga rumunët.
“Pa qenë brenda në fushë është e vështirë të vlerësosh, është e lehtë të flasësh nga studiot por 90 minuta në tensione të tilla, madje edhe më herët, para ndeshjes. Por ai ka qenë momenti i fundit, kulmi ka qenë aty sepse ka pasur tensione të vazhdueshme edhe me grupe, pra e kanë ndryshuar taktikën kësaj radhe, kanë qenë grupe të caktuara nga katër apo pesë veta nëpër pjesë të ndryshme, ka qenë tensioni edhe i lojtarëve brenda. Pikërisht ai lojtari i cili është inkuadruar dhe ka ndodhur incidenti në fund me të, ai është futur pak minuta para incidentit dhe ai ka hyrë me një detyrë. Ne i kemi mbështetur futbollistët që kanë dal dhe jemi bashkë në çfarëdo që të ndodh”, bën të ditur Ademi.
Përtej rezultateve në fushë, Kombëtarja e Kosovës vazhdon të vuaj mungesën e një stadiumi, ndërtimi të cilit, sipas ministrit Hajrulla Çeku do të nis këtë vit, ndërsa i pari i FFK-së thotë se ai mund të ndërtohet në Drenas.
“Sa i përket stadiumit deri më tani lokacioni për të fundit herë ka qenë në Drenas, atje ku është bërë fizibiliteti, besoj që nuk ka ndryshuar lokacioni, aty do të jetë. Se kur do të fillojë dhe a janë bërë parapërgatitjet për shpalljen e tenderit për projektin më të mirë apo se a është projekti edhe këtë nuk e di dhe sigurisht që meqë ka thënë ministri dhe ministria që në këtë vit do të fillojë, uroj dhe shpresoj shumë që të fillojë”, thotë tutje Ademi.
Duke u kthyer për të folur për Superligën e Kosovës, Ademi thekson se elita e futbollit vendor po vlerësohet lartë nga ana e UEFA-s, derisa pati një përgjigje të ashpër ndaj atyre që ngrenë dyshime se përmes disa gjyqtarëve, federata po vendos se kush do të bëhet kampion e kush do të bie nga liga.
“Nuk ka klub që nuk ankohet kur humb sepse dëshira është për të fituar por duhet të jenë real. Pra, nuk do të thotë që nuk ka gabime edhe tek gjyqtarët sepse njerëz janë dhe mund të gabojnë, asnjëherë me qëllim. Nuk ka më në Kosovë, fshijeni këtë punë, që dikush mund të ndikojë që dikush të bëhet kampion ose dikush të bie nga liga për faj të referëve ose referi të jetë akteri që e vendos ndeshjen, asnjëherë, lojtarët e vendosin ndeshjen, akterë janë lojtarët. Asnjëherë mos mendoni që lejoj ose do të lejohet në federatë të futbollit që referët të jenë ata të cilët ndikojnë ose e vendosin kampionatin, harrojeni këtë punë”, thotë i pari i FFK-së.
Ademi gjithashtu ka bërë të ditur se në gjysmën e parë të vitit 2025 pritet të bëhet edhe përurimi i Kampit Nacional të futbollit në Hajvali dhe në atë rast pritet që të zhvillohet një ndeshje ndërmjet legjendave të futbollit evropian e botëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve – Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit