Ndeshje mjaftë interesante janë zhvilluar në NBA në natën e mbrëmshme.

Padyshim që derbi ishte mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors e që i takoi vendasve pas vazhdimeve.


Nga kjo sfidë vije ngulitja e tinejxherit Jayson Tattum në sekondat e fundit të ndeshjes.

NBA ka publikuar 10 aksionet më të mira të mbrëmjes, ku më së shumti janë përzgjedhur ngulitjet.

Dwight Howard, Kelly Oubre, Anthony Davis e Eric Bledsoe bënë ngulitje mjaftë të mira.

Ndërkohë Jimmy Butler vije me një rrotullim dhe shënim të paimagjinueshëm ndaj Utah Jazz.

Vend në top 10 ka zënë edhe bllokada fantastike e Karl Anthony Towns. /Telegrafi/

telegrafi sport app