Pavarësisht se ishin vetëm disa minuta larg nga eliminimi i tyre nga Atalanta në Ligën e Kampionëve, Neymar pohon se kurrë nuk mendoi për këtë.

Atalanta ishte në epërsi 1-0 deri me një gol të Mario Pasalic deri në minutën e 90-të, por Marquinhos dhe Eric Maxim Choupo-Moting shënuan dy herë në minutat shtesë për të siguruar fitoren 2-1 të PSG-së.


Me këtë fitore, klubi francez ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ylli i skuadrës Neymar ka pohuar se kurrë nuk e ka menduar eliminimin.

“Asnjëherë nuk kam menduar për eliminimin”, ka thënë fillimisht Neymar për RMC Sport.

“Asgjë nuk do të më ndalojë të mendoj se do të arrijmë në final”.

“Ishte e vështirë, por ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm dhe një familje e vërtetë. Ishte e pamundur të mendosh që mund të eliminoheshim”, përfundoi braziliani.

Ndryshe, Paris Saint-Germain kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në mbi 20 vjet dhe do të takohet me fituesin e takimit mes RB Leipzig dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

telegrafi sport app