LAJMI I FUNDIT:

Neves tallet keq me Arsenalin: Festonin për një fitore sikur ta fitonin kampionatin

Neves tallet keq me Arsenalin: Festonin për një fitore sikur ta fitonin kampionatin

Arsenali ka marrë tri pikë të mëdha në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën Premier.

Topçinjtë triumfuan me rezultat minimal 0-1 falë golit nga mbrojtësi brazilian Gabriel të shënuar në minutën e 25-të të takimit.

Festa e futbollistëve të Arsenalit për këtë fitore ishte e madhe, pasi ata në 20 minutat e fundit luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të brazilianit Martinelli.


Gjithsesi festa e madhe që kanë bërë mysafirët nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit të Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves.

“Ne bëmë një ndeshje të mirë, po luftojmë për të shënuar gola edhe pse nuk po ia dalim”.

“Tek goli i Arsenalit kam disa dyshime nëse ishte faull apo jo, por ky është futbolli. Jemi mësuar tanimë me këto vendime”, tha Neves.

Tutje mesfushori portugez ka thënë se futbollistët e Arsenalit festuan aq shumë sikur ta fitonin titullin e kampionit.

“Ne e pamë mënyrën se si ata festuan fitoren dhe kjo tregon nivelin që jemi”.

“Nuk e kam parë Arsenalin të festonte kështu në 10 vitet e fundit, festuan sikur ta fitonin ligën”, tha Neves duke u tallur me Topçinjtë.

Me fitoren ndaj Wolves, Arsenali ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 39 pikë, një më pak se West Ham, por që klubi i Mikel Artetas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori