LAJMI I FUNDIT:

Netfix teston ‘game handles’ në disa tituj të zgjedhur të lojërave telefonike

Netfix teston ‘game handles’ në disa tituj të zgjedhur të lojërave telefonike

Netflix po zhvillon veçori të cilat do t’i lejonin përdoruesit të luajnë lojërat e tyre telefonike me njëri tjetrin dhe të renditen në mënyrë konkurruese në tabelën e liderëve të lojërave.

Kompania, duke filluar nga muaji i fundit, lansoi në heshtje mundësinë që përdoruesit të mund të krijojnë “game handles” unik në njërin prej nëngrupeve të saja të lojërave telefonike, duke përfshirë këto “Into The Breach” e pas saj edhe “Bowlong Ballers”, “Mahjong” dhe “Heads Up!”.

Përveç kësaj, referencat e zbuluara në aplikacionin e Netflix tregojnë ambiciet e zgjeruara të tyre mbi lojërat, duke përfshirë edhe mundësinë për t’i ftuar përdoruesit e tjerë që të luajnë së bashku me juve dhe veçorinë e cila do t’iu mundësonte juve që ta shihni se ku renditeni në tabelat e lojërave, transmeton Telegrafi/


Kompania konfirmoi eksplorimin e veçorive të ndryshme të lojërave gjatë një deklarate të dhënë për TechCrunch, por nuk treguan se cilat janë këto veçori, të cilat do të shpërndahen publikisht tek përdoruesit ose kur edhe do të publikohen ato.

“Ne gjithmonë jemi duke kërkuar që të përmirësojmë përvojën e përdoruesve tanë në platformë dhe jemi duke eksploruar veçori për ta pasuruar përvojën e lojërave telefonike të Netflix”, deklaroi Kumiko Hidaka, zëdhënës i Netflix. “Nuk kemi asgjë më shumë për ta ndarë me juve për momentin” shtoi ai.

Veçoritë e shtuara sugjerojnë se Netflix po shikon drejt një të ardhmeje e cila nuk është vetëm me vënien e lojërave telefonike në dispozicion për abonentët e tyre, por një e ardhme e cila inkurajon përdoruesit që të marrin pjesë në lojëra duke luajtur me të tjerët.

Ky lajm pason pas një zbulimi të fundit se Netflix ka punësuar inxhinierë dhe menaxher produktesh me përvojë në “cloud gaming”. /Telegrafi/