Netanyahu ende po përpiqet të dëshmojë se është gjallë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video të re në rrjetet sociale, e cila synon të shkrijë teoritë konspirative që thonë se ai është vrarë në një sulm iranian.
Në disa ditët e fundit, zyrtarët e Netanyahut kanë nxjerrë në media video dhe foto ku ai shfaqet, për të kundërshtuar pohimet se është vrarë apo i lënduar rëndë.
Disa teori të tilla filluan pas një videoje ku në dorën e tij dukej sikur kishte gjashtë gishtërinj - gjë që disa përdorues të rrjeteve sociale e lidhën me përmbajtje të manipuluar me inteligjencë artificiale.
Në videon e fundit, Netanyahu shihet në një korridor duke biseduar me ambasadorin amerikan në Jerusalem, Mike Huckabee, i cili i thotë se “dua të dini që presidenti më kërkoi të vij dhe të sigurohem që jeni mirë”.
Netanyahu i përgjigjet se është gjallë dhe se ka të gjithë gishtat në numër, duke mohuar kështu spekulimet.
Ai shtoi se bashkëpunimi me partnerët, përfshirë SHBA-të, për të përballuar kërcënimet në rajon është i fortë dhe se është “mirë të punosh krah për krah” me aleatët amerikanë. /Telegrafi/






















































