LAJMI I FUNDIT:

Nesër shpallet vendimi për ish kryetarin e Apelit, Sali Mekaj

Nesër shpallet vendimi për ish kryetarin e Apelit, Sali Mekaj

Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë nesër vendimin ndaj ish kryetarit të Gjykatës së Apelit Sali Mekaj, i cili akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit për Mekajn, dhe Vlora Goranin si e përfshirë në rast, do të mbahet nesër në ora 9:00, mëson Kosovapress.

Megjithatë kjo seancë është e mbyllur për mediat dhe opinionin, sipa vendimit që Gjykata Themelore kishte marrë për të mbyllur procesin gjyqësore në emër të privatësisë dhe të drejtave të njeriut.


I tërë procesi ndaj Mekajt është mbajtur në terr mediatik, dhe si i tillë është kritikuar ashpër për shkak të rëndësisë të informimit të opinionit publik në lidhje me shpërdorimin që ai u akuzua se ka bërë nga pozita e zyrtarit të shtetit, atij të kryetarit të Gjykatës thuajse kryesore në vend asaj të Apelit.

Sali Mekaj ishte arrestuar më 20 korrik 2015 në zyrën e tij.

Mekaj është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ngase nga cilësia e kryetarit të Apelit thuhet ti ketë kryer favore në këmbim të parave Vlora Goranit, bashkëshortes së një të burgosuri që ka qenë në proces gjyqësor ën Apel, e me të cilën po ashtu Mekaj ka krijuar aferë jashtëmartesore.

Sali Mekaj përpos këtij rasti është edhe protagonist i aferës “pronto” ku përmendet në vazhdën e pazareve politike që Adem Grabovci përmend në përgjimet e publikuara nga “Insajderi”, konkretisht për tu emërua në pozitën e kryetarit të Apelit. Para kësaj pozite, Sali Mekaj ka qenë kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori