LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis gjykimi për grabitjen e rreth 230 mijë eurove në Pejë

Nesër nis gjykimi për grabitjen e rreth 230 mijë eurove në Pejë

Në një skemë të grabitjes që ndodhi në fund të vitit 2016 në Pejë, hajnat i morën një qytetari para në vlerë prej më shumë se 223 mijë euro.

Katër persona të përgatitur mirë kishin arritur t’ia marrin Gazmend Gashit të gjitha paratë që kishte mbledhur gjatë gjithë jetës së tij.

Mënyra se si kanë arritur t’i marrin këto para është jo e zakonshme, pasi katër grabitësit të cilët ia kishin vënë syrin çelësave të këmbimores “Te Gazi” dhe kishin hipur mbi kulmin e shtëpisë së viktimës duke e pritur me qëllim që t’i hidhen sipër.


Kështu edhe kishte ndodhur. Me t’u afruar te dera e shtëpisë, grabitësit ishin hedhur nga kulmi i shtëpisë mbi Gazmend Gashin duke bërtitur me fjalët “Policia, Policia”.

Në një aktakuzë të ngritur për këtë rast, Prokuroria në Pejë tregon detaje se si kishte ndodhur kjo grabitje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, pasi grabitësit e kanë shtrirë përtokë, e kishin tërhequr zvarrë viktimën deri në dhomën e pritjes, shkruan Kallxo.com.

Më pas ia kishin lidhur gojën dhe duart dhe me anë të goditjeve e kishin detyruar që të tregojë se ku e kishte fshehur çelësin e këmbimores nga e cila më pas ia kishin marrë të gjitha paratë.

Lidhur me këtë grabitje, Prokuroria për momentin e e ka drejtuar gishtin kah një person, Skifter Beqiraj.

Beqiraj akuzohet pasi e kanë lidhur viktimën, me skalper ia ka prerë xhaketën të cilën e kishte veshur viktima dhe në xhepin e brendshëm të saj ia kishte gjetur çelësat të cilët më pas ia kishte dorëzuar njërit prej bashkëkryesve.

Njëri nga anëtarët e grupit, me çelësa në dorë kishte shkuar te këmbimorja “Te Gazi” dhe kishte arritur t’i marrë paratë në valuta të ndryshme, në vlerë mbi 223 mijë euro.

Por, Beqiraj në deklaratat paraprake në Prokurori ka mohuar të ketë kryer veprën e tillë.

Aktakuza specifikon se grabitësit arritën t’ia marrin Gazmend Gashit 146,490.00 franga zvicerane, 27,433.00 dollarë amerikanë, 52,090.00 euro, 1,237.23 euro në valuta të ndryshme, mbi 200,000 lekë si dhe ari në vlerë prej 15,000.00 euro.

Për këto akuza, nesër në Pejë pritet që të fillojë gjykimi ndaj Skifter Beqirajt.

Gjykimi ishte paraparë të fillonte javë më parë, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike Shërbimi Korrektues nuk kishte arritur ta dërgonte të akuzuarin në Gjykatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori