Nesër pritet të mbahet debati lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.
Debati është thënë se do të jetë i karakterit tërësisht profesional dhe jo politik.
Telegrafi ka siguruar agjendën e këtij debate i cili pritet të nis në orën 10:15 dhe të përfundojë diku rreth orës 15:30.
Pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, ekspertë të propozuar nga grupi i deputetëve që e kanë kërkuar debatin, përfaqësues t6ë institucioneve relevante të fushës, OJQ, media, diplomat të akredituar në Republikën e Kosovës.
Po ashtu të pranishmëve do të ju drejtohet edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Debati pritet të jetë më i nxehtë nga mesi i ditës aty edhe kur fillon pjesa e diskutimit të hapur.
Ndërkaq Telegrafi ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se në orën 17:00 sot Kryesia do të mbajë një takim konstultativ lidhur me tryezën e nesërme ku edhe do të diskutohet për agjendën finale.
Praninë në këtë debat e kanë konfirmuar ekspertë dhe zyrtarë të ndryshëm politik nga pozita e opozita. /Telegrafi/