Nëse vendosni ta vizitoni, ky vend ju ofron 158 € si shpërblim

Një vend i Azisë Lindore ofron mbështetje financiare për të gjithë turistët që vendosin ta vizitojnë atë. Tingëllon e mahnitshme!
Taiwani shpreson se rreth 158 euro (5,000 në dollarë të rinj tajvanezë), që është shuma e mbështetjes financiare, do të jenë të dobishme për arritjen e qëllimit që vendi të presë gjashtë milionë turistë gjatë vitit 2023.
Veç kësaj, Ministria e Transportit dhe e Post-Telekomunikacionit ofron subvencione në vlerë prej 20.000 dollarësh të valutës nacionale (dollari i ri tajvanez), që është rreth 635 euro për çdo grup turistësh që vizitojnë Taiwanin.
Propozimi është publikuar në fillim të muajit dhe siç ka sqaruar me atë rast ministri përkatës, paratë do të jenë në dispozicion të turistëve për shërbimet e akomodimit, por edhe për shpenzime të tjera gjatë qëndrimit në Taiwan, shkruan “Euronews”, përcjell Telegrafi.
Edhe pse me atë rast nuk u saktësua se kur do të nisë zbatimi i kësaj ideje interesante për rimëkëmbjen e turizmit, është fare e qartë se mund të ketë ndikim në zgjedhjen e turistëve.
Pse Taiwani i mbështet financiarisht turistët?
Kjo është pjesë e përpjekjeve që synojnë rindërtimin e sektorit të turizmit në Taiwan. Bëhet e ditur se vendi në fjalë ishte ndër të fundit, në tetor të vitit të kaluar, që hoqi kufizimet për hyrje brenda kufijve të tij.
Sipas Bordit të Turizmit të Taiwanit, pak më pak se 900,000 turistë vizituan vendin vitin e kaluar, që konsiderohet një rënie e madhe, pasi viti 2019 ishte një vit rekord për numrin e turistëve. Atë vit u regjistruan 11.8 milionë vizita.
Siç raportohet nga faqja e përmendur, kryeministri tajvanez deklaroi se vendi po përpiqet të kthehet “në rrugën e duhur me 10 milionë turistë” deri në vitin 2025.
Edhe pse ideja e një vendi që paguan turistët për ta vizituar mund të duket e çuditshme, nuk mund të mohohet se do të ketë ndikim në rimëkëmbjen e turizmit.
Pse duhet të vizitoni Tajvanin?
Ka shumë arsye për të vizituar këtë komb ishull. Sidomos pasi nuk është një vend aq i madh për sa i përket sipërfaqes, kështu që është shumë më e lehtë për turistët që ta qarkullojnë atë.
Kryeqyteti Taipei konsiderohet një qytet i gjallë, i cili është i lidhur mirë me pjesën tjetër të vendit, kështu që turistët mund të arrijnë lehtësisht disa nga parqet kombëtare. Taiwani gjithashtu mund të mburret me rreth 15,000 tempuj dhe shumë bukuri natyrore.
Meqenëse vendi ka një klimë subtropikale, është praktikisht një destinacion që mund të jetë interesant në çdo kohë të vitit. Përveç kësaj, është një nga vendet aziatike më të sigurta për anëtarët e komunitetit LGBT, pasi Taiwani është vendi i parë në rajon, ku martesat e të njëjtit seks janë legalizuar që nga viti 2019.
Një numër i madh është edhe restorantet që janë bërë mbajtëse të yjeve të Michelin, që është një arsye tjetër për të vizituar këtë vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsyeja pse disa meshkuj e kanë të vogël…atë mikun

Çfarë do të thotë shkurtesa "WD-40"? Pothuajse askush nuk e dinte...

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zodiakut

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës