LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim

Nëse keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim

Rrjetet sociale mund të jenë mënyrë e mirë për t’u lidhur me miqtë dhe familjarët, por hulumtimet e reja tregojnë se nëse ju pëlqen X-i, Facebook-u dhe Instagram-i më shumë se ç’duhet, kjo mund të jetë shenjë e narcisizmit

Studimi ka zbuluar një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe një forme specifike të narcisizmit.

Duke pasur në konsideratë se hulumtimet e mëhershme e kanë ndërlidhur përdorimin e rrjeteve sociale me shfaqjen e depresionit dhe mirëqenie më të dobët, ndoshta tani, pas këtij studimi tjetër, është koha të shmangeni pak nga rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Studimi ka zbuluar se përderisa të gjithë narcisistët i preferojnë rrjetet sociale, narcisistët grandioz – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në kompleksin e tyre të superioritetit – i frekuentojnë rrjetet sociale më shumë se narcisistët e formave tjera – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në pasiguritë e tyre.

Kësisoj, ekipi ka zbuluar një ndërlidhje mes numrit të miqve online dhe numrit të fotografive të ngarkuara, si dhe shkallën e narcisizmit të zbuluar te një individ.

Shenjat që tregojnë se ai është i fiksuar me vetveten
Lexo po ashtu Shenjat që tregojnë se ai është i fiksuar me vetveten

Sipas “Personality Disorder Awareness Network”, narcisizmi është gjendje e shëndetit mendor e cila i shkakton njerëzit të obsesionohen me veten, qoftë me fuqinë, bukurinë apo prestigjin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori