Nëse Investcorp blejnë Milanin, atëherë projekti për stadium të përbashkët me Interin mund të dështojë?
Sipas La Gazzetta dello Sport, Investcorp është afër përfundimit të marrëveshjes për marrjen e Milanit në pronësi dhe pronarët e rinj mund të vendosin të ndërtojnë një stadium të ri vetëm për kuqezinjtë.
Kompania nga Bahreini pritet të finalizojë një marrëveshje prej 1.18 miliardë euro deri në fund të javës së ardhshme pasi të dyja palët duhet të nënshkruajnë kontrata paraprake midis të enjtes dhe të premtes.
La Gazzetta dello Sport konfirmon se marrëveshja është afër dhe shton një detaj në lidhje me një stadium të ri në pronësi të klubit.
Mohammed Alardhi, Kryetari Ekzekutiv i Investcorp, është i bindur se kuqezinjtë duhet të kenë stadiumin e tyre dhe jo ta ndajnë atë me rivalët e tyre të qytetit.
Alardhi beson se një stadium duhet të jetë vetëm në pronësi të Milanit, të jetë tërësisht Rossonero dhe t’i kushtohet tifozëve të klubit çdo ditë të javës.
Një projekt për një stadium të përbashkët ishte miratuar në fund të vitit 2021, por fizibiliteti i operacionit tani është vënë në pikëpyetje për shkak të një debati publik që nuk do të zhvillohet para majit.
Punimet e ndërtimit në zonën e San Siros nuk do të fillojnë para vitit 2027, ndaj edhe klubet milaneze po mendojnë të lëvizin jashtë qytetit, duke ndërtuar një stadium të ri në Sesto San Giovanni.
Dy klubet aktualisht janë të vendosur për të krijuar një projekt së bashku, por sipas La Gazzetta, ardhja e Investcorp mund të ndryshojë skenarin e stadiumit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A